Zbulohen para prezantimit risitë që sjell “i-Phone X”, rekordi që thyen Apple

Zbulohen para prezantimit risitë që sjell “i-Phone X”, rekordi që thyen Apple

Jemi vetëm 1 ditë para prezantimit zyrtar të modelit më të fundit të i-Phone, por tashmë risitë e modelit të ri janë publikuar. Konfirmohet se emri i modelit të fundit do të jetë iPhone X.

Telefoni do të kushtojë 1,000 dollar dhe do të prezantohet ditën e martë.

Dy telefonët e tjerë që do të prezantohen do të quhen iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus. Debutimi përkon me 10 vjetorin e iPhone, produktit më të suksesshëm të Apple.

Sipas “9to5Mac”, 8 dhe 8 Plus do të jenë përditësime të 7 dhe 7 Plus me panele xhami të pasëm, procesor të ri dhe teknologjinë e ngarkimit wireless.

Megjithatë është Apple iPhone X që të gjithë kanë në radarët e tyre. Sipas Bloomberg telefoni vjen me ekran OLED 5.8 inç dhe sensorë 3D.

Informacionet e rrjedhura mund të acarojnë Apple, kompani e cila krenohet me ruajtjen e sekreteve të produkteve të saj. Mendohet se një punonjës i kompanisë ka shpërndarë informacione.

Vlera e tregut të Apple është 815 miliard dollar dhe me prezantimin e telefonit të ri pritet që gjigandi i silikonit të bëhet kompania e parë teknologjike me vlerë tregu prej 1 trilion dollarë. /a.m.

Burimi : / Javanews.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *