Arrestohet djali i Jean-Claude Van Damme

Arrestohet djali i Jean-Claude Van Damme

Djali i Jean-Claude Van Damme, Nicholas Van Varenberg u arrestua të dielën në Arizona.

Arrestimi ka të bëjë me dyshimin se i njëjti ka prerë mikun e tij me thikë.

Burimet e TMZ kumtojnë se policia kishte telefonuar atë natë për të kontrolluar, pasi kishte dëgjuar se Nicholas kishte goditur ashensorin.

Më pas, ata kishin gjetur shenja gjaku në dhomë, dhe pas bisedës me mikun e tij kishin kuptuar se ai e ka lënduar..

Në kërkimet e bëra nga policia, në dhomën e tij u gjetën armë të ftohfta dhe drogë e llojit marihuanë.

Ndërkohë, babai i tij, aktori i njohur Jean-Claude Van Damme nuk ka dashur të komentojë fare mbi këtë çështje.

Nicholas ka përfunduar prapa grillave, dhe ende nuk është dhënë asnjë njoftim nëse do t’i jepet liri me kusht. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *