Dënohet mbrojtësi i Real Madridit

Dënohet mbrojtësi i Real Madridit

 Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo është pezulluar me 2 ndeshje për shkak të gjestit antisportiv në përballjen e fundjavës kundër Levantes.

Vendimi është dhënë nga Komisioni Disiplinor i Ligës Spanjolle, ndërsa Marcelo qëlloi qëllimisht me shqelm lojtarin.

Siç transmeton Syri, braziliani do të mungojë ndaj Real Sociedad këtë të shtune dhe kundër Betisit të mërkurën e ardhshme.

Komisioni e ka refuzuar ankesën e Real Madridit dhe ka vendosur të dënojë mbrojtësin brazilian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *