Taylor Swift mund të ketë thyer shumë rekorde me lansimin e këngës së saj të re, por Dua Lipa nuk lejon që rekordet e Swift-it të qëndrojnë gjatë kohë në Britani të Madhe, vend të cilin e përfaqëson këngërarja shqiptare.
“Look What You Made Me Do”, e cila u publikua në natën e VMAs, u kthye menjëherë në këngën më të komentuar e më të dëgjuar të momentit, duke kaluar edhe “Despacito”-n.
Kënga dhe videoklipi thyen edhe rekordet e mëparshme të vendosura nga Adele me “Hello” për klikueshmërinë dhe renditjen në chart-e.
“LWYMMD” u rendit në vend të parë në Britaninë e Madhe duke u kthyer në këngën e parë të Taylor Swift-it që arrin diçka të tillë. Por kënga e re e Dua Lipës e ka ‘mposhtur’ hitin e Taylor duke triumfuar në vendin e parë. /BS/BonZo