Ja cila shenjë e horoskopit tradhton më shumë

Ja cila shenjë e horoskopit tradhton më shumë

Dashi

Besnikëria e dashit është e barabartë me impulsivitetin e tij. Është e vështirë ta përmbajë instiktin etij neës është para një tërheqje të fortë fizike. Për të, të rezistojë është vërtet një sfidë dhe probabiliteti më i madh është që ta humb.

Demi

Ja ku e keni më besnikun e horoskopit. Shumicën e rasteve, bëhet besnik më shumë për faktin që nuk do të humb sigurinë afektive apo të ndryshojë. Sigurisht që kur vjen puna tek seksi është mjaft i ndjeshëm por nuk rrezikon dhe aq të bjerë në tundim.

Binjakët

Nëse keni të bëni më binjakët, duhet të jeni të vëmendshëm t’i jepni gjithnjë stimuj të rinj ose do përfundojë duke i kërkuar diku tjetër. Kjo shenjë mërzitët shumë shpejt nga rutina dhe mjafton shumë pak për të, që t’u tradhëtojë.

Gaforrja

Në teori, janë besnikë. Në praktikë, është shumë e thjeshtë që t’u bjerë në kokë për dikë tjetër sidomos nëse jeni bashkë prej shumë kohësh. Janë mjaft të ndjeshëm ndaj tërheqjes fizike.

Luani

Luani dashuron të flirtojë pasi do të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Mund të ndodhë që e bën më shumë për lojë se sa të arrijë të tradhëtojë vërtet.

Virgjëresha

Nëse një virgjëreshë ju tradhëton do të thotë vetëm një gjë: historia juaj ka përfunduar me kohë dhe nuk e kishit vënë re. Është një shenjë aspak impulsive kështu që nëse arrin t’u tradhëtojë, e bën me logjikë të plotë duke e ditur se nuk ka asgjë për të humbur.

Peshorja

Njësoj si luani, duan të flirtojnë dhe të jenë të rrethuar me admirues. Duke qënë se janë shumë të pëlqyeshëm, dhe e dinë këtë, është e thjeshtë të bien në tundim.

Akrepi

Kjo është shenja e shenja e sensualitetit të fortë dhe të pakontrolluar. Zakonisht nuk para e rezervojnë veten para një tërheqje të fortë fizike të fuqishme. Sigurisht nëse janë të dashuruar mund të ndodhë edhe të rezervohen por do ishte vërtet e vështirë.

Shigjetari

Nuk e ka shumë problem të tradhëtojë, e jeton sensualitetin si një lojë dhe e shijon argëtimin, sidomos nëse bëhet fjalë për dikë më të ri se vetja. Bie në tundim pa patur skrupuj sepse në fund të fundit për të, nuk është dhë aq tragjike.

Bricjapi

Nuk do të tradhëtonte kurrë. E konsideron një humbjë të madhe kohe dhe harxhim energjie. Një partner për të është mëse i mjaftueshëm. Nëse i ndodh të provojë tërheqje për dikë tjetër, racionaliteti i tij e mposht instiktin.

Ujori

Ujori tradhëton, por e bën më shumë më mendje sa sa fizikisht. Është një shenjë që do të ndihet e lirë në marrëdhënien në çift dhe nëse gjen një partner që i’a ofron këtë, nuk shkon më tej se sa një flirt i pafajshëm.

Peshqit

Për peshqit, dashuria është mjaft e rëndësishme. Nëse kanë dashuri për partnerin, nuk tradhëtojnë por nëse kanë ndjenjë për dikë tjetër, e bëjnë. E lënë veten të lirë por më shumë sa sa fizikisht, ata tërhiqen shpirtërisht. Me ta, gjithçka është e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *