Sergej Esenin
Ti s’më do, s’të dhimbsem sado pak?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
prapëseprap ti ndizesh e merr flakë
tek shtëngohesh supeve të mi
Mike, epsh e tëra lajka s’dua
As i vrazhdet nuk të sillem dot
Veç me thuaj :sa keshtu si mua
puthur e shtrenguar ke gjer sot?
Une e di, te gjithe hije u bene
Dhe s’ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa ulur ti s’ke lene
Si po rri tani ne preherin tim
Ne se keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti, syckat kur pulit
Mos pande se po merzitem teper
Tjeter kend dhe une kam ne shpirt
S’eshte fat kjo lidhje mendjelehte
po nje flake casti vec, ta dish
Si te njoha rastesishte i qete
“Mirembetesh ” do te them serish
Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur ditet plot merzi
Vecse mos lakmo ti marresh mendjen
Kujt s’ka njohur puthje e dashuri
krahe per krah me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti , ku ta dish?
Mbase dhe une do kem dale
Per shetitje, e shihemi serish
Ti me fort pas tjetrit do te ngjitesh
Dhe me kryet ulur ftotesishte
“Mirembrema ” do me pershperitesh
Kurse une “mirembrema, Miss”
Dhe asgje nuk do me trubulloje
S’do me dridhet shpirti per asgje
Kush ka dashur s’mund te dashuroje
Kush u dogj nje here, s’digjet me