Letra që Einsteini shkroi bijës së vet

Letra që Einsteini shkroi bijës së vet

Kur propozova teorine e relativitetit shume pak njerez me kuptuan. Ajo cfare do te zbuloj tani per njerzimin gjithashtu do te pritet me keqkuptim dhe paragjykim. Po kerkoj te ruash letrat e mia per sa kohe te jete e nevojshme: vite, dekada, derisa shoqeria te kete bere aq progres sa te pranoje cfare do te shpjegoj me poshte. Ekziston nje force kaq e fuqishme sa deri sot shkenca nuk  ka arritur t’i gjeje nje spjegim. Eshte nje force qe i perfshin dhe i sundon te gjithe; qe fshihet pas cdo fenomeni ne univers. Kjo force eshte dashuria. Kur shkencetaret kerkonin per nje teori te unifikuar te universit harruan me te fuqishmen force te padukshme. Dashuria eshte drite qe ndricon ata qe e japin dhe e marrin. Dashuria eshte gravitet, sepse i ben disa njerez te terhiqen nga te tjere. Dashuria eshte pushtet, sepse shumefishon me te miren tone dhe i ben njerezit mos te humbasin ne egoizmin e verber. Dashuria shpaloset dhe zbulon. Per dashurine jetojme dhe vdesim. Dashuria eshte Zoti dhe Zoti eshte dashuri. Kjo force jep shpjegimin e gjithckaje, i jep kuptim jetes. Eshte pikerisht ajo qe kemi anashkaluar per kaq shume kohe, mbase sepse kemi frike nga dashuria, sepse eshte e vetmja energji ne univers qe njeriu nuk ka mesuar ende ta manipuloje. Per t’i dhene dashurise vendin qe meriton bera nje ndryshim te thjeshte ne ekuacionin tim me te famshem. Nese ne vend te E = mc2 te pranojme se energjia qe sheron mund te perfitohet nga shumezimi i dashurise me shpejtesine e drites ne katror do te arrinim ne perfundim se dashuria eshte forca me e fuqishme qe ekziston…sepse nuk njeh limite. Pas deshtimit te njerezimit ne shfrytezimin e forcave te universit qe na jane kthyer kunder eshte e rendesishme qe te ushqejme nje tjeter lloj energjie. Nese duam mbijetesen e specieve, nese duam te gjejme kuptimin e jetes, nese duam te shpetojme boten dhe cdo gjallese qe e popullon ate, dahuria eshte pergjigjja e vetme. Mbase nuk jemi ende gati te shpikim nje bombe me dashuri, nje pajisje te fuqishme qe te shkaterrojme urrejtjen, egoizmin dhe lakmine qe po gerryejne planetin. Megjithate, cdo individ mbart nje ”gjenerator” te vogel, por te fuqishem dashurie, energjia e te cilit pret te clirohet. Atehere kur te mesojme te japim dhe te marrim kete energji universale, e dashura ime Lieserl, do te konfirmojme se dashuria sundon mbi gjithcka; dashuria eshte e afte te kaperceje mbi cdo gje, sepse dahuria eshte jete. Jam thellesisht i penduar qe nuk kam qene i afte te shpreh cfare kam ne zemer, qe ka rrahur per ty gjate gjithe jetes sime. Mbase eshte vone per te kerkuar ndjese. Por, meqe koha eshste relative, dua te te them se te dua. Fale teje kam gjetur pergjigjen themelore.

Babai yt, Albert Einstein

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *