Angelina Jolie ka reflektuar në publik në mesin e storieve të ndryshme për divorcin e saj nga Brad Pitt, derisa ajo zbulon se fëmijët e saj janë miqtë e saj më të mirë.
Fituesja e Oscarit është duke u përkujdesur për gjashtë fëmijët e saj: Maddox 15 vjeç; Pax 13; Shiloh 11; Zahara 12 dhe binjakët Vivienne e Knox 9.
Ajo në intervistën për NYT ka falënderuar fëmijët e saj, të cilët e kanë ndihmuar dhe e kanë mbështetur gjatë kohës së krizave.
“Është një situatë shumë e vështirë dhe e dhimbshme, dhe unë dua që familja ime të jetë e shëndetshme”, ka thënë Jolie.
Ajo thotë se nuk ka kohë për argëtim dhe se ajo nuk ka pritur asnjëherë që të jetë e popullarizuar.
“Unë nuk pres kurrë që secili të kuptojë, ose të pëlqejë dhe kjo është në rregull për mua, sepse unë e di se kush jam dhe fëmijët e dinë kush jam unë”, është shprehur Jolie.
Angelina dhe Brad kanë bërë publike ndarjen e tyre në shtator të vitit të kaluar.
Miqtë e ish-çiftit thonë se ata nuk kanë ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për t’i dhënë fund divorcit të tyre që disa muaj.
Një burim i ka thënë DailyMail, se procesi i divorcit është ngadalësuar dukshëm, “por nuk ka ndryshime reale”.
/BotaSot/