Këto janë vajzat e njohura të showbizit shqiptar që nuk u ndahet shpirti nga palestra

Këto janë vajzat e njohura të showbizit shqiptar që nuk u ndahet shpirti nga palestra

Për to të kujdesesh për formën fizike nuk është thjesht nevojë për t’u dukur bukur para publikut, por një formë e të respektuarit të vetes dhe për këtë kanë zgjedhur palestrën, e cila është shndërruar në shtëpinë e dytë. Kalojnë pafund orë duke u ushtruar në pistën e vrapit, ushtrimet me shtanga dhe pajime të ndryshme, aq sa nuk do të ekzagjeronim po të thonim se për to palestra është ushqim i tyre. Ja cilat janë 5 vajzat e showbizit shqiptar që janë të varuara nga palestra.

1.Aulona Minga – Gazetarja simpatike e ekranit të TVSH-së është një ndër ndjekëset e para të palestrës në Shqipëri. Llogaria e saj në Instagram është e mbushur me fotografi dhe video të ndryshme nga ushtrimet që bën çdo ditë, ku nuk mund të mos zilepseni prej linjave perfekte.

lonaminga

2.Linda Halimi – Linda Halimi është shembull i gjalë i punës së palodhur dhe vullnetit për të ndryshuar. Në fillesat e saj në skenë, këngëtarja ishte tejet e shëndetshme, por ndryshimi rrënjësor i viteve të fundit e kanë kthyer Lindën në një bishë të vërtetë.

halimilinda

3.Soni Malaj – Soni Malaj është një emër i njohur i muzikës shqiptare, por po aq e njohur është dashuria e saj për palestrën. Ka një fizik të hatashëm dhe gjithçka falë punës së palodhur në palestër.

sanie

4.Dafina Zeqiri: Këngëtarja simpatike nga Kosova njihet jo vetëm për hitet e shumta e stilin e veçantë, por edhe për formën fizike. Dafina ka linja perfekte dhe këtë mund ta dëshmojë fare thjeshtë fotoja e mëposhtme;

fina

5.Nora Istrefi: Shumë pak mund ta mbajnë mend performancën e parë të Nora Istrefit në festivalin ”Mikrofoni i artë ” krah grupit Auora, poor nëse e kujtoni nuk mund të harroni trupin e saj të bëshëm. Por, këngëtarja simpatike ka ndryshuar falë vullnetit dhe punës së palodhur. Ajo habiti të gjithë teksa bënte ushtrime me shtanga kur ishte shtatzënë.

istre

\living.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *