Sigurisht ju qe jeni fansat e saj e keni pasur shumë më të lehtë të vëreni mungesën e yllit Selena Gomez nga skena kohët e fundit.
Ylli i “Kill em with kindness”, sot ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram një fotografi teksa shihet në spital. Në mbishkrimin e fotos ajo u kërkon falje fansave për mungesën dhe saj në muzikë dhe më pas qartëson për gjendjen shëndetësore.
Nga se tregon këngëtarja ajo ka bërë një transplant të veshkës si pasojë e lupusit dhe tani është plotësisht e rekuperuar.
Ne jemi shumë të lumtur për këtë gjendje dhe jemi gjithë sy e vesh për të parë klipet dhe muzikat e ardhëshme të Gomezit. /bonzo.info/