Rrënojat e lashta të Butrintit, 18 km në jug të Sarandës, janë të njohura për madhësinë, bukurinë dhe qetësinë e tyre. Ato janë të vendosura në një mënyrë fantastike natyrale dhe janë pjesë e një parku kombëtar prej 29 kilometrave katrorë.
Mbetjet e Butrintit – ndër më të mirat të Shqipërisë – janë nga epoka të ndryshme të historisë, dhe datojnë qysh para 25000 viteve, transmeton Telegrafi.
Gjeni të paktën dy orë kohë për ta eksploruar këtë bukuri, ku autobusët nisen nga qendra e Sarandës (100 lekë bileta) dhe rikthehen nga Butrinti çdo një orë.
Edhe pse ky vend ka qenë i banueshëm për një kohë të gjatë, grekët nga Korfuzi ishin vendosur në kodër të Butrintit në shekullin e 6-të Para Krishtit. Brenda shekullit Butrinti ishte shndërruar në një qytet të fortifikuar tregtar me një akropol.
Pjesa e poshtme e qytetit kishte filluar të zhvillohej në shekullin e 3-të Para Krishtit, dhe shumë ndërtesa të mëdha të gurit veçse ishin ndërtuar në kohën kur romakët ishin vendosur aty në vitin 167 Para Krishtit.
Prosperiteti i Butrintit kishte vazhduar edhe përgjatë epokës Romake, ndërsa Bizantinët e kishin shndërruar atë në një qendër kishtare. Qyteti atëherë kishte pësuar rënie dhe ishte braktisur deri në vitin 1927, kur edhe kishin arritur arkeologët italianë, transmeton Telegrafi.