Festa e dyfishtë e Armend Ramadanit, ngjarja që ndezi Shkupin mbrëmë!

Festa e dyfishtë e Armend Ramadanit, ngjarja që ndezi Shkupin mbrëmë!

Mbrëmë në Shkup u shënua një nga ngjarjet më të bujshme me shumë të pranishëm nga bota e showbizit dhe artit në rajon.

Armend Ramadani stilisti i njohur shqiptar, zgjodhi për t’iu gezuar festës së dyfishtë të përvjetorit të pesëmbëdhjetë të Studio Art Fashion dhe 35 vjetorin e ditëlindjes, në  Bushi Resort.

E si mund të mungonin në një event kaq të madh yjet e estrades, të artit të showbizit shqipar dhe jo vetëm?!

Në rrjete sociale pamë shumë personalitete të shquara si Vjollca Llapashtica, Diana Avdiu, Tamara Todevska, Milot Nuraj, Azem Fonda, Mila Kadriu, Luran Ahmeti, Elita Ziberi, Driton Gaxha, Kushtrim Ameti dhe natyrisht mikja e tij e ngushtë Big Mama, por nuk na zuri syri në ndonjë foto të Anita Latifit ose Ermira Mehmetit, të cilat që një javë më parë anoncuan në Facebook se bëheshin gati për eventin. Ku do ishin fshehur vallë këto goca ?

Në vazhdim nga redaksia e BON ZO ju sjellim disa foto ekskluzive nga eventi./bonzo.info

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *