Pak orë para nisjes së sezonit, Renato Mekolli i prish surprizën “Wake Up”

Pak orë para nisjes së sezonit, Renato Mekolli i prish surprizën “Wake Up”

Ka ndezur motorrët e sezonit të ri në Top Channel, programi që zgjon çdo mëngjes shqiptarët në këtë ekran, “Wake Up”.

Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera do të kemi mundësinë të zgjohemi jo nga 2, por nga 3 moderatorë: Eno Popi, Isli Islami dhe Ori Nebijaj.

Teksa gjatë gjithë verës moderatorët janë përpjekur të mbajnë disa detaje të fshehta përsa i përket programit, i cili këtë sezon mbush plot 10 vjeç, një prej shefave më të njohur të kuzhinës në Shqipëri i ka prishur “surprizën” “Wake Up” duke postuar një foto ku shfaqen 3 moderatorët në studion e re televizive.

“1, 2, 3 prova gjenerale”, – shkruan Renato. “Suksese Ori Nebijaj. Unë nuk duroja dot deri nesër pa e vendosur këtë foto sado që nuk lejohet! Dhe pas emisionit të pres në restorant se kemi shumë punë!”

Ne shpresojmë që Renato të mos ketë marrë shumë “të bërtitura” për shkak të fotos, por gjithsesi, edhe ne i bashkohemi urimeve të tij për Orin, Enon dhe Islin për sezonin e ri. /Blitz.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *