Pas kësaj videoje fansat e Selena Gomez do jenë shumë të lumtur

Pas kësaj videoje fansat e Selena Gomez do jenë shumë të lumtur

Këtë javë Selena Gomez njoftoi se ka bërë një transplant veshke, dhe ky nuk ishte një lajm aspak i mirë për fansat e saj.

Pas kësaj video, ato do të jenë mëse të kënaqur pasi idhulli i tyre duket se është rikuperuar pothuajse totalisht. Ajo është filmuar duke kërcyer në koncertin e të dashurit të saj The Weeknd’s. 25- vjeçarja dukej në formën e saj më të mirë teksa vallëzonte.

Kjo nuk është hera e parë që bukuroshja del në publik pas transplantit. Pas kësaj faze të vështirë në jetën e Selenës, këngëtarja është shfaqur në xhirimet e filmit Woody Allen, ku po merr pjesë edhe ajo.

Gomez bëri transplant në veshkë, dhe ishte pikërisht mikesha e saj e ngjushtë Francia Raisa , donatorja.

Koha se kur i është nënshtruar operacionit nuk është bërë e ditur nga Selena, por mesa shohim kanë kaluar mjaftueshëm javë pasi ajo është shëruar plotësisht.

\class.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *