Paris Saint-Germain mund të detyrohet të shesë hiq më pak se pesë yje, në mënyrë që të arrijë të përmbushë obligimet e Fair Play-t Financiar (FFP).
Sipas Mundo Deportivo, francezët janë të gatshëm të shesin disa lojtarë si, Julian Draxler, Angel di Maria, Lucas Moura, Javier Pastore dhe Kevin Trapp.
Parisienët kanë shpenzuar 222 milionë euro për transferimin e Neymar, dhe do paguajnë edhe 180 milionë euro të tjera për transferimin e Kylian Mbappe.
Shpenzimet e tilla kanë bërë që UEFA të fillojë hetimet ndaj PSG, rreth ndonjë shkelje të mundshme të rregullave të FFP. /BotaSot/