Ora biologjike mund të jetë më shumë përgjegjëse për shtimin në peshë seç e kishit menduar, ka zbuluar një studim i ri. Njerëz të ndryshëm kanë objektiva të ndryshme sa i përket koordinimit të vakteve nëse duan të humbasin peshë ose të qëndrojnë të shëndetshëm.
Disa argumentojnë se nuk duhet të hani më pak se dy orë para se të flini, ndërsa të tjerë sugjerojnë që të prisni drekën për të ngrënë vaktin e parë të ditës, kështu i jepni trupit një periudhë agjërimi pas natës.
Megjithatë janë bërë shumë pak kërkime shkencore mbi zakonet e ngrënies dhe si mund të ndikohen ato nga zakonet e fjetjes – të paktën deri tani.
Studimi më i fundit nga “Brigham and Women’s Hospital” në Boston, SHBA, ka zbuluar se si vaktet ndikojnë në shtimin në peshë, duke u bazuar në kohën e zgjimit dhe kur shkoni për të fjetur.
Ata analizuan të dhëna nga 110 të rritur të moshës 18-20 vjeç për të dokumentuar sjelljet e gjumit dhe proceseve biologjike brenda rutinës së përditshme.
Me anë të një aplikacioni ruajtën të dhënat mbi ushqyerjen për 7 ditë radhazi gjatë rutinës së tyre të përditshme. Më pas u analizuan në laborator përbërja dhe koha e prodhimit të melatoninës në trup (që tregojnë për kohën e fjetjes).
Hulumtuesit shkencorë zbuluan se gjëja më e rëndësishme është të prisni pak orë pas ngrënies për të shkuar në shtrat, kështu trupi ka më shumë kohë për të tretur ushqimin.
Pjesëmarrësit me përqindjen më të lartë të dhjamit trupor konsumuan shumicën e kalorive shumë pak kohë para se të flinin, kur nivelet e melatoninës ishin shumë të larta.
Në kontrast, ata me përqindje të ulët të dhjamit në trup priren të shkojnë në shtrat pak orë pasi mbarojnë ngrënien.
Metabolizmi ndikohet nga ritmi kardiak dhe varion nga njëri person në tjetrin, për shkak të turneve të parregullta në punë ose preferenca thjesht natyrale për t’u zgjuar më herët ose qëndruar natën deri vonë.
Me pak fjalë, mos hani natën vonë nëse po planifikoni të humbisni peshë, dhe jo vetëm. /Burimi: Independent