Miliona njerëz anë e mbanë botës ballafaqohen me inflamacionin çdo ditë, qoftë përmes lëndimeve, infeksioneve apo ndonjë problemi serioz shëndetësor si artriti apo sëmundjet kardiovaskulare.
Ekspertët pajtohen se disa ushqime e nxisin inflamacionin (si sheqeri i rafinuar, ushqimet e fërguara dhe procesuara, etj.) ndërsa disa ushqime tjera kanë veti antiinflamatore.
Më poshtë, jua sjellim disa ushqime të cilat kanë efekte antipezmatuese:
Arrat
Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, ndërsa shërbejnë si ushqim i mahnitshëm për reduktimin e inflamacionit. Ato përmbajnë nivele të larta të acidit alfa-linolenik, i cili njihet për vetitë e veta anti-pezmatuese.
Arrat gjithashtu ndihmojnë edhe në uljen e kolesterolit të keq, ndërsa e përmirësojnë funksionin e zemrës dhe e shpejtojnë metabolizmin.
Peshku
Peshqit si salmoni i egër, tuna, sardinet, etj., janë burime tjera të mahnitshme të acideve yndyrore omega-3, e të cilat ofrojnë përfitime antipezmatuese.
Acidi eicosapentaeonik (EPA) dhe acidi docosahexaonic (DHA) janë dy llojet kryesore të acideve yndyrore që gjenden te peshqit, e të cilat sjellin përfitime të shumta në shëndetin e njeriut.
Ndërsa ekspertët tjerë, rekomandojnë të hani peshk dy apo tri herë në javë për të pasur një zemër të shëndetshme.
Hudhra
Përveç se shërben si ushqim magjik në kuzhinë, niveli i lartë i sulfurit që gjendet në hudhër njihet edhe për luftimin e inflamacionit dhe zvogëlimin e dhimbjeve të nyejve dhe muskujve. /Telegrafi/