Çfarë kanë thënë për shkollën… dhe që mirë është t’i merrni me sportivitet

Çfarë kanë thënë për shkollën… dhe që mirë është t’i merrni me sportivitet

Gjatë gjithë historisë,  nga Platoni e këtej, njerëzit kreativë kanë shprehur rezerva ndaj procesit të edukimit. Por, kjo nuk do të thotë se ata kishin gjithmonë të drejtë…

Mark Twain
• Nuk e kam lejuar shkollën të ndërhyjë me edukimin tim.
• Në fillim Zoti bëri idiotët, sa për praktikë. Pastaj bëri bordet shkollore.

Oscar Wilde
• Edukimi është një gjë e admirueshme, por është mirë të kujtojmë herë pas here se asgjë që ia vlen të dihet nuk mund të ta mësojnë.

Winston Churchill
• Gjithmonë më ka pëlqyer të marr dije, por jo të më mësojnë.

George Bernard Shaw
• Nga të gjitha gjërat dedikuar njerëzve të pafajshëm, nuk ka asgjë më të tmerrshme sesa shkolla.

Bertrand Russell
• Njerëzit lindin injorant. Budallenj bëhen nga shkollimi.
• Shkollimi është një nga pengesat më të mëdha të inteligjencës dhe lirisë së mendimit.

Gilbert K. Chesterton
• Shkollimi është procesi gjatë të cilit dikush që ti nuk e njeh të udhëzon mbi diçka që ti nuk do ta dish.

Ralph Waldo Emerson
• Unë paguaj mësuesin, por në fakt janë shokët e shkollës që e mësojnë tim bir.

Elbert Hubbard
• Mund ta çosh një fëmijë në kolegj, por nuk e bën dot të mendojë.

Margaret Mead
• Gjyshja ime donte që të kisha një nivel të admirueshëm edukimi, kështu që nuk më çoi në shkollë. /BOTIMESHQIP/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *