Mirupafshim rrudha! Robert Berisha bën botox dhe s’ka aspak ‘frikë’ ta tregojë

Mirupafshim rrudha! Robert Berisha bën botox dhe s’ka aspak ‘frikë’ ta tregojë

Kohët kanë ndryshuar dhe nuk janë më vetëm vajzat ato që tregohen shumë të kujdesshme për pamjen e jashtme.

Kohët e fundit shumë vajza të njohura të show bizit shqiptar janë vënë në qendër të kritikave për shkak të ndërhyrjeve kirurgjikale, por mesa duket edhe djemtë nuk kanë mbetur mbrapa. Është Robert Berisha i cili ka bërë botox në zonën e ballit për të zhdukur rrudhat.

Roberti është një ndër meshkujt më të bukur të show bizit shqiptar dhe sigurisht nuk është dhe shumë e thjeshtë për të mbajtur këtë titull. Fundja nuk ka asgjë të keqe të zhdukësh rrudhat në ballë. Ato janë të padëshirueshme për këdo.

Disa zgjedhin t’i mbajnë pasi nuk i druhen kalimit të viteve, disa të tjerë, si Roberti, zgjedhin t’i zhdukim pasi kështu ndihem më mirë.

Të kujdesesh për pamjen e jashtme, aq më tepër kur je personazh publik, nuk ka asgjë të keqe, por komentues të shumtë nuk kanë reaguar mjaft mirë. Megjithatë Roberti nuk i druhet aspak kësaj, dhe ka qenë pikërisht ai që ka postuar foto dhe video nga procesi, ku shprehet se është mjaftueshëm i lumtur.

\class.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *