Edhe pse nuk janë në kushte të barabarta, duket se Tuna dhe George Clooney kanë një të përbashkët.
Ju mund të thoni me të drejtë që e përbashkëta e tyre mund të jetë fama ose edhe fëmija, por jo nuk është kështu. Ata qajnë katër herë në ditë nga lodhja.
Pak ditë më parë aktori i njohur Clooney, u shpreh gjatë një intervsite se nuk është aspak e lehtë të qenurit prind dhe se qante 4 herë në ditë nga lodhja. Ndonëse mund ta ketë thënë me shaka, nuk mund ta mohojmë se të rrisësh një fëmijë, aq më tepër në rastin e Clooney binjakë, është e lodhshme. Kësaj deklarate i është bashkuar edhe Tuna.
Ajo është bërë nënë e një djali të vogël para disa kohësh, Tianit të vogël, që mesa duket e ka lodhur paksa mamin e tij. Bukuroshja ka postuar lajmin mbi deklaratën e aktorit 56- vjeçar dhe shkruan: Të ndjej.
Nuk është aspak për t’u çuditur, madje presim që në këtë “grup” të bashkohen edhe këngëtaret e tjera që janë bërë nënë muajt e fundit.
\class.al