Zbulohet mesazhi i fshehtë, që Princeshë Diana kishte shkruar në këpucët e martesës

Zbulohet mesazhi i fshehtë, që Princeshë Diana kishte shkruar në këpucët e martesës

Detaje interesante zbulohen, pak ditë pas 20 vjetorit të vdekjes së Princeshë Dianës.

Dizanjuesi i veshjeve të saj ka zbuluar mesazhin emocionues që Princesha kishte të fshehur në këpucët e saj të martesës me Princin Charles. Daily Mail raporton se në këpucët e princeshës, të krijuara këto nga këpucari i famshëm Clive Shilton, mbanin një dedikim për burrin e saj. Ajo kishte shkruar inicialet e saj dhe të tij, dhe në mes të shkronjave C dhe D, kishte edhe një zemër në mes. Këpucët e princeshës Diana kishin një takë të ulët dhe ishin të mbuluara me 132 perla.

/Dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *