10 problemet që vetëm një beqare mund t’i kuptojë

10 problemet që vetëm një beqare mund t’i kuptojë

Të qënit beqar për disa persona është argëtim. Ndërsa për disa të tjerë është problemi më i madh që kanë në jetën e tyre. Kur themi problem, i referohemi faktit që njerëzit që kemi rreth e rrotull gjatë gjithë kohës na pyesin “Kur do martohesh”, “Akoma se ke gjetur”, “Vajza e filanes është fejuar”.

Sikur të mos ishte për njerëzit, ndoshta të qenët single nuk do ishte kaq e vështirë. Gjithsesi, ka disa probleme që vetëm beqarët mund t’i kuptojnë. Ose edhe ata që janë të lidhur, por që me siguri kur nuk ishin në një marrëdhënie i kanë kaluar këto “halle”.

1-Dilni të argëtoheni me një çift të dashuruar, dhe e vetmja gjë që shikoni është sa shumë duhen ata.

2-Merrni ftesa në party vetëm për keqardhje, “Ta ftojmë edhe atë se është gjithmonë vetëm”.

3-Të gjithë të njohin me njerëz të rinj në mënyrë që të lidhin me çdo kusht.

4-Dëgjoni gjithmonë të njejtat fraza “Mos u mërzit, edhe ti do e gjesh partnerin tënd”, “Prit edhe pak, nuk ka ardhur ende momenti yt”.

5-Shikoni gjithandej çifte të lumtura.

6-Në festa jeni gjithmonë e ulur në mes të çifteve sepse vetëm ju jeni single.

7-Shoqëria juaj qesh me historitë që ju i tregoni për personat që keni njohur online.

8-Shokët tuaj ju thërrasin gjithmonë për kafe kur partneri/partnerja e tyre është e zënë.

9-Kur shoqja juaj zihet me të dashurin, ju thotë gjithmonë që mos të lidhesh, dhe kjo t’i pret shpresat një herë e përgjithmonë.

10-Gjithë shoqëria juaj që është në një lidhje mendon se ti po bën qejf në jetën tënde si beqare. Por në të vërtetë, ti vetëm qëndron në shtëpi gjithë kohës./class

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *