Bie shi, Adrianë,
bie shi i qetë mbi qytet,
shi që më bluan e më vret,
dhe s’di se ku të shkoj
nëpër Tiranë…
Të kërkoj, Adrianë,
me ankth nëpër qytet të shkretë,
kur shtrydhen retë
dhe diell s’lind e s’perëndon
përmbi Tiranë…
O sa çudi, Adrianë,
të duash të mos jesh njeri
dhe gurëve t’u kesh zili,
se gurët s’vuajnë kur bie shi
përmbi Tiranë!
Mitrush Kuteli