Njerëzit e famshëm që kanë lidhje gjaku por e kanë mbajtur të fshehtë

Njerëzit e famshëm që kanë lidhje gjaku por e kanë mbajtur të fshehtë

Ata i përkasin botës së shoubizit dhe janë po aq publik sa edhe veprat e tyre, produktet dhe gjithçka që ata i kanë sjellë publikut që i ka dashur, admiruar dhe ndonjëherë edhe votuar.
Nga hulumtimet që kemi bërë rezulton se disa të famshëm janë fis apo kushërinj me të tjerë të famshëm, detaj që as ata vetë nuk e kanë ditur deri në momentet kur për shkak të famës kanë dëgjuar për njëritjetrin.
Ndërsa ju kujtoj shprehjen tonë të bukur dhe të goditur se ‘bota është e vogël’ , ju siguroj se këto fakte më poshtë e demonstrojnë më së miri këtë. ‘Bright Side’ gjeti shtatë çifte njerëzish të famshëm që dolën të jenë të afërm, edhe pse ndonjëherë qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

nicolas cage and sofia coppola

Nicolas Cage dhe Sofia Coppola
Emri i vërtetë i Nicolas Cage është Nicolas Kim Coppola. Ka 10 të afërm në familjen e aktorit të Hollivudit dhe të gjitha ato janë të lidhura me kreativitetin , artin dhe kinematografinë. Një nga të afërmit e tij është Sofia Coppola, drejtoreshë e filmave “Lost in Translation” dhe “Marie Antoinette”. Sofia është një kushërirë e Nicolas Cage.

u Ecm6j0fbjl

Guy Ritchie dhe Kate Middleton
Regjisori i njohur Guy Ritchie dhe Kate, dukesha e Kembrixhit, janë të afërm. Guy dhe Kate janë të vetëdijshëm për faktin se ata janë të afërm, edhe pse të largët. Guy ishte edhe në dasmën e Kate dhe Princit Ëilliam. Paraardhësit e tyre të përbashkët janë bashkëshortët David Martineau dhe Sarah Meadoës që jetuan në shekullin XVIII.

Angelina Jolie dhe Hillary Clinton
Kush do të kishte menduar se Angelina Jolie kishte një të afërm midis politikanëve amerikanë? Jean Cusson është paraardhësi që lidh Angelina Jolie dhe Hillary Clinton. Këto gra janë kushërira në brezin e nëntë.

justin ryan 759
Justin Bieber dhe Ryan Gosling
Justin Bieber gjithashtu ka një pemë të madhe familjare ku mund të gjeni njerëz të famshëm. Një nga të afërmit e Justin është Ryan Gosling. Justin dhe Ryan janë kushërinjtë në brezin e 11-të.

charles
Ralph Fiennes i zbuloi rrënjët e tija mbretërore në trungun familjar. Charlesi, princi i Uellsit, është kushëri i brezit të tetët të Fiennes. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *