Këngëtarja e mirënjohur britanike, Anne Marie,sjell për fansat e saj këngën më të re të titulluar “Heavy”. Këngëtarja e hiteve shumë të suksesshme si “Ciao adios”, “Alarm” dhe “Rockabye”, është rikthyer në tematikën e saj të preferur, dashurinë.
Edhe kësaj here i këndon vuajtjes që shkakton dashuria, por shpresojmë që këtë here të mos jetë teksti i bazuar në jetën e saj, siç e ka deklaruar shpesh këngëtarja nëpër intervista, duke treguar se si të dashurit “e këqij”, janë fajtorët kryesorë të hiteve që prekin zemrat e adhuruesve të këngëtares.
Në vazhdim ju sjellim këngën me tekst, duke shpresuar që së shpejti “rëndesën” e dashurisë do ta kemi të realizuar edhe në një videoklip të veçantë, siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë artisten. /BonZo/