“Dashuri e vështirë” – Dritëro Agolli

“Dashuri e vështirë” – Dritëro Agolli

Ti në kanape tani dremit

Ndofta gjumi ende s’të ka zënë,

Abazhuri mbi qerpikë ndrit

Libri nga gishtrinjte te ka rënë.

Para teje ndal mendimi im:

Jemi dashuruar edhe sharë

Jemi ndarë shpesh në udhëtim,

Por drejt njëri tjetrit kemi ngarë.

 

Dhoma hesht e rruga larg gjëmon

Ti sheh ëndrra kaltëroshe shumë

Unë, ndonëse pi dhe mogadon,

Mezi fle, se jam njeri pa gjumë.

 

Të kam pasur ëndërr cast e orë,

Endërr të trishtuar dhe tëe mirë

Po të jem vërtetë një Pitagorë

Ti je teorema më e vështirë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *