Edhe organizatat nga Tetova pjesë e Forumit Nacional!

Edhe organizatat nga Tetova pjesë e Forumit Nacional!

Në frymën e afrimit të sektorit civil drejt lëvizësit të saj – qytetarët, Civika Mobilitas organizon forumin e tretë Nacional, ku organizatat e shoqërisë civile do të përfaqësohen me një numër të madh aktivitetesh.

Forumi do të mbahet më 23 shtator në Parkun e Qytetit në Shkup, tek Guaca, nga ora 11:00.

Edhe organizatat nga qyteti i Tetovës do marrin pjesë në këtë eveniment. Ndër to është edhe Shoqata Multikultura e cila do prezantojë punën dhe aktivitetet e saja. Njëkohësisht, kjo organizatë e cila ka për qëllim krijimin e një shoqëri multietnike paqësore, do të zhvillojë punëtori për tejkalimin e paragjykimeve dhe stereotipeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *