Kush është princesha që sfidon Kate Middleton-in?

Kush është princesha që sfidon Kate Middleton-in?

Nëse mendoni se Kate Middleton ka stilin më unik në botë, gaboheni. Ajo nuk është e vetmja që vishet me atë lloj elegance dhe hijeshie. Princesha Mari e Danimarkës është një tjetër vajzë mbretërore që vishet po aq bukur sa Dukesha e Kembrixhit, shkruan Dritare. Madje ato janë fotografuar shpesh, me veshje pothuasje të ngjashme. Për shkak edhe tipareve të ngjashme ato duken si dy motra. Por edhe jeta e tyre, duket shumë e ngjashme.

Maria e takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm Princin Frederik ,gjatë Olimpiadës së Sidneit të vitit 2000, para se të martonin në vitin 2004. Ndërsa, Kate për herë të parë u takua me Prince Ëilliam kur ata ishin duke studiuar së bashku në Skoci në vitin 2001 dhe u martuan në vitin 2011. Princersha Mari është nëna e 4 fëmijëve, ndërsa Dukesha e Kembrixhit është në pritje të fëmijës së tretë. Ato janë parë shpesh bashkë, gjë që tregon se kanë edhe një miqësi të veçantë mes tyre./living/

143377 Copy 678x381

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *