Bashkë, por të ndarë, Meghan Markle dhe princ Harry bëjnë daljen e parë publike bashkë

Bashkë, por të ndarë, Meghan Markle dhe princ Harry bëjnë daljen e parë publike bashkë

Meghan Markle për herë të parë ka marrë pjesë në një angazhim zyrtar me mbretërorët, edhe pse jo si e dashura e princ Harry.

Çifti ishte i pranishëm në ceremoninën e hapjes së lojërave “Invictus” të mbajtur në Toronto, duke mbajtur distancë nga njëri- tjetri, por këtë mund ta quajmë daljen e tyre të parë publike pas më shumë se një vit lidhje së bashku. Ata nuk ishin ulur së bashku, përkatësisht princ Harry kishte në krah Zonjën e Parë Melania Trump dhe kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau, ndërsa Meghan ishte ulur 18 vende dhe tre rreshta larg tij krah mikut më të ngushtë Markus Anderson.

Ky është eventi i parë që ata marin pjesë të dy së bashku. Siç shkruan “Daily Mail”, princi ishte i “paaftë” për t’ia ndarë sytë të dashurës së tij dhe herë pas herë ai është parë teksa e shikonte me shumë admirim. Markle po tregohej më e “përmbajtur” deri në momentin që Harry u ngjit në skenë për të mbajtur një fjalim duke i dhuruar shumë duartrokitje.

Lojërat “Invictus” u zhvilluan për herë të parë në vitin 2014 nga Princi Harry, i cili u frymëzua nga Lojrat e Luftëtarëve në SHBA. Konkurrentët ja nga 17 vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-të, Kanadanë dhe Australi. Të gjithë janë ish-anëtarët e shërbimit ushtarak, shumë prej të cilëve kanë pësuar dëmtime gjatë luftimeve.

\revistaclass

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *