“Bashkëpunëtorë në të ardhmen” apo “e ardhme e përbashkët”? Klea & Elgiti ende nuk bien dakord për marrëdhënien e tyre

“Bashkëpunëtorë në të ardhmen” apo “e ardhme e përbashkët”? Klea & Elgiti ende nuk bien dakord për marrëdhënien e tyre

Prej kohësh mediat janë duke shkruar për lidhjen mes moderatores së “Maratona e Këngës”, Klea Huta me këngëtarin Elgit Doda. Dyshja e njohur na ka konfuzuar shumë duke pranuar dhe mohuar afrimitetin që ekziston mes tyre. Fillimisht i tradhtuan disa foto të bëra gjatë pushimeve që thuhej se po bënin bashkë, më vonë e pohuan dhe e mohuan lidhjen njëkohësisht e deri tani asnjë nuk ka dalë ta pranojë hapur dashurinë për tjetrin (nëse ka). Duket se dhe vetë protagonistët nuk e kanë ndarë ende mendjen se çfarë janë për njëri-tjetrin, pasi arsyetimet e tyre janë paksa të ndryshme sa herë që i pyesin nëse mes tyre ka diçka më shumë se miqësia.

E ftuar në “Chic”, Klea ka sqaruar një herë e mirë (versionin e saj) të vërtetën që fshihej pas fotove prej të cilave nisën fjalët se ajo është e lidhur me këngëtarin e njohur.

“Ata kapën një foto që realisht ne ishim për punë në jug të Shqipërisë, ishim bashkë me persona të tjerë në tavolinë të cilët nuk janë kapur për arsye kamuflazhi. Dy njerëz që hanë darkë jo domosdoshmërisht janë të lidhur. Portalet i qëndisin gjërat siç duan, jemi bashkëpunëtorë shumë të mirë,” – përfundon Klea, duke e përgënjeshtruar kështu me pak fjalë lajmin se mes tyre ka diçka më shumë.

Por Elgiti, në një intervistë për “Prive” dy ditë më parë na ka lënë të kuptojmë të tjera gjëra. I pyetur nga gazetarja nëse vërtetë është i lidhur me Klean, ai është përgjigjur:

“P-J-O (edhe po edhe jo). Jemi në një rrugë që mund të kemi diçka në të ardhmen por do ta shikojmë në ditët në vazhdim. Po e bëjmë shumë serioze këtë gjë. Unë thashë që do bëjmë intervistë serioze, e kisha rreth muzikës por ju i anashkaloni.”

Edhe pse pyetja mbi lidhjen e ka mërzitur paksa Elgitin pasi ka dashur t’i shmangej, sërish ai ka thënë fjalinë që konfirmon se ai dhe Klea nuk janë thjesht “bashkëpunëtorë”, siç ka treguar moderatorja, por dy të rinj që “në të ardhmen mund të kenë diçka”. /Blitz.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *