Në raste fatkeqësie natyrore, ata që e tregojnë anën senzitive të tyre janë padyshim ata të cilët kanë sadopak impakt në jetën e njerëzve në botë. Pa marr parasysh se cilë sferë i takojnë, të famshmit gjithmonë janë solidarizuar për të ju dalë në ndihmë të prekurve nga fatkeqësitë qoftë edhe me një status ngushëllues në rjetet sociale.
Santiago Flora, gjashtëvjeçari i cili ishte përkrahës i flaktë i futbollistit Christiano Ronaldo, fatkeqësisht, humbi jetën gjatë një tërmeti 7.1 ballësh në Meksikë.
Futbollisti i mirënjohur Christiano Ronaldo duket se u prek shumë kur mori lajmin për gjashtëvjeçarin të cilin paraprakisht e njihte si një ndër fansat e tij më të flaktë. Ronaldo postoi një foto me fanellën e tij në rrjetet sociale në të cilën kishte shkruar: “Për fansin tim numër një, Santiagon”.
“Në këto momente të vështira, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e Santiagos dhe gjithë familjaret tjerë që kanë humbur më të dashurit e tyre”, ka shkruar Christiano Ronaldo ne Twitter.
Halla e Santiagos ju kundërpërgjigj futbollistit duke thënë:
“Faleminderit që ke qenë inspirimi i tij, ai tashmë kishte nisur të luante futboll dhe dëshironte të bëhej si ju”.
“Ai i shikonte ndeshjet tua dhe festonte sikur ju. Sot ai është një engjëll, duke u kujdesur për ne nga qielli. Nga thellësia e zemrës, faleminderit që je inspirim për shumë kë”.