Ja disa mënyra sesi mund të jesh një mik i/e mirë.
- Mbani gjithnjë kontakt, qoftë me telefonata, mesazh apo duke lënë takim për të biseduar nga afër gjithçka që ju ka ndodhur apo ndjeni. Nuk ka gjë më të mirë se të keni dikë pranë që ju dëgjon, këshillon dhe mbështet.
- Harroni zilinë dhe gëzohuni për suksesin e njëri-tjetrit. Miqësia nuk është një ndeshje dhe ju nuk jeni në konkurencë me askënd, vetëm me veten tuaj. Të jeni një mik i/e mirë do të thotë që t’i doni e uroni më të mirën dikujt që ju e doni dhe vlerësoni.
- Mos u mburr me gjëra dhe me cilësitë që të bëjnë të ndihesh superior. Miqtë tuaj e dinë se kush jeni dhe i dinë shumë mirë aftësitë tuaja prandaj nuk është nevoja të mburreni apo të tregoni se kush jeni sepse midis një shoqërie të vërtetë nuk ekzistojnë mburrjet, mëritë apo konkurenca.
- Mos harro të jesh pranë mikut në ngjarje të rëndësishme të jetës së tij ose dhe ta ftoni atë në edhe në ngjarjet tuaja. Që të jeni një mik i/e mirë duhet të jeni pranë tyre si për të mirë por edhe për keq, për t’i dhënë zemër dhe kurajo në gjithçka. Gjithashtu ju duhet ta përfshini mikun dhe në jetën tuaj pasi miqtë e vërtetë janë pranë jush, çfardo që të ndodhë.
- Ji i/e kuptueshëm dhe elastik. Mes jush nuk duhet të ketë hatërmbetje apo keqkuptime. Miqtë e vërtetë kuptohen për gjithçka dhe janë tolerant në shumë situata. Nëse ju vërtet e konsideroni njeri të afërt dhe e doni, nuk mund kurrsesi të krijoni konflikte me njëri tjetrin.
- Dhe më në fund, mbaji sekret gjërat konfidenciale. Kur miqtë ju rrëfejnë sekretet e tyre, duhet t’i ruani ato. Ka shumë rëndësi besimi dhe ndershmëria për të krijuar një marrëdhënie të shëndoshë mes dy miqsh. Nuk duhet t’i zhgënjeni dhe as ta tradhtoni besimin e tyre. Vlerësojeni faktin që po ju rrëfejnë të fshehtat e tyre./konica.al/