Ky është sekreti që nuk dini për ”zonjën e hekurt” Angela Merkel

Ky është sekreti që nuk dini për ”zonjën e hekurt” Angela Merkel

Pas Margaret Thatcher, ajo mund të konsiderohet pa frikë si një nga ”zonjat e hekurta” të politikës mbarëbotërore të viteve të fundit. Fitorja e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje në Gjermani, rikonfirmoi edhe një herë emrin e Angela Merkel si kancelare e vendit për të katërtin mandat radhazi. E vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes dhe kritikave lidhur me vendimet e saj politike, Merkel jo rralëherë është diskutuar edhe për jetën e saj personale. Më saktë do të ishte pikërisht mbiemri i saj, i cili do të bëhej objekt kureshtjeje për shumëkënd. Angela Merkel është martuar dy herë dhe në fakt mbiemri që mban është ai i burrit të parë që e ka njohur në universitet. E martuar me Ulrich Merkel në vitin 1977 u divorcua në vitin 1982. Gjashtë vite më vonë ajo u martua me profesorin e fizikës, Joachim Sauer, por duke mos e ndërruar mbiemrin e saj. Bashkëshorti i dytë i Merkel preferon të qëndrojë jashtë vëmendjes mediatike, përveç se në rastet kur është i detyruar të shoqërojë bashkëshorten e tij në aktivitete e dalje publike. Ai është shprehur indiferent rreth zgjedhjes së Angelas për të ruajtur mbiemrin nga martesa e parë, por mos guxoni  ta quani “zoti Merkel”, pasi kjo gjë nuk i pëlqen aspak./living/

joa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *