Për to të jesh damë është rregull numër një.
Ashtu si bartin francezet stilin e tyre shkujdesur të pangarkuar, po ashtu edhe italianet në vete vënë të gjitha copat luksoze të rrobave të cilat i kanë dhe shëtisin sikur të jetë fjala për ndonjë fanellë të zakonshme pambuku dhe për xhinse!
Këto janë femra të cilat janë rritur në trendët e njohura dhe në galanterinë kulmore të lëkurës, andaj nuk është për t’u habitur që arrijnë të duken tip-top të rregulluara, mirëpo jo edhe të shtangura dhe të artificiale, transmeton Telegrafi.
Këtu feminiteti ende është numër një, andaj rrallë do të shihni detaje tepër sportive.
Vlerësohen fustanet, palltot, xhaketa e mirë, fundi dhe natyrisht aksesorët e shtrenjtë të cilët i plotësojnë kombinimet.
Mirëpo më e mira nga të gjitha është përfundimisht ajo që italianet fare nuk duken sikur janë të angazhuara shumë rreth dukjes.
Shikoni fotografitë më poshtë – mësoni nga ato!
/Telegrafi/