Ata janë një nga çiftet më të suksesshme në botën e modës. Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana u takuan për herë të parë në Milano, në vitin 1980 dhe shumë shpejt ndërtuan firmën e tyre të modës, të cilën e quajtën Dolce & Gabbana. Ata kanë më shumë se 30 vjet që dominojnë sfilatat më të rëndësishme, ku klientët e tyre janë njerëz me influencë.
Vitet e fundit, çifti Dolce & Gabbana, janë fokusuar tek promovimi i artit dhe traditës siçiliane, vend nga i cili janë të dy ata.
Në këtë koleksion të jashtëzakonshëm “Vjeshtë 2018” Dolce & Gabbana, përcjellin mesazhin e bukur, se dashuria është bukuri.
/dritare.net