Multikultura publikon analizën “Ndihma juridike pa pagesë-Sfidat dhe zgjidhjet”
Shoqata Multikultura nga Tetova, në kuadër të projektit të Mrezha 23+ , i cili është i implementuar nga Instituti për Politikë Evropiane- Shkup dhe Komiteti i Helsinkut për të drejtat e njeriut, ka publikuar analizën “Ndihma juridike pa pagesë-sfidat dhe zgjidhjet” në gjuhën shqipe dhe maqedone.
Qëllimi i analizës është që të kuptohet se sa qytetarët e rajonit të Pologut janë të informuar për këtë ligj dhe sa e shfrytëzojnë po të njëjtin. Analiza është zhvilluar nga 01.01.2016-31.12.2016, kurse numri i qytetarëve të anketuar arrin deri 500.
Sipas rezultateve të këtij hulumtimi, 69% e qytetarëve nuk janë të informuar për ekzistimin e këtij ligji, kurse 82% e qytetarëve nuk e kuptojnë nëse i plotësojnë kushtet për të shfytëzuar këtë ligj.
Nga kjo analizë e implementuar nga Shoqata Multikultura,kanë dalë këto rekomandime : të gjenden mënyra për të promovuar ndihmën juridike pa pagesë, ndryshime thelbësore në vet ligjin vecanarishtë në pjesën e kushteve që duhet të plotësohen nga kërkuesit si dhe rekomandimi që institucionet t’ju japin përparësi këtyre rasteve.
Për të parë analizën e kompletuar, klikoni këtu.