Është cilësuar si një fotografi që fliste sa qindra fjalë…Princi Harry dhe Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, kanë pozuar bashkë në një seri fotografish, në Invictus Games, këtë fundjavë në Toronto. Qendrimi i Melanias është normal, por ai i Harryt ka ngjallur diskutime në të gjithë botën. Dy gishtat e tij janë nën xhaketa ndërsa ai treguesi dhe gishti i vogël janë jashtë saj.
Ky gjest i pazakontë, i qëllimtë ose jo, eklipsoi edhe daljen zyrtare të princit me të dashurën e tij Meghan Markle.Njerëzit e cilësuan atë si simbolin e djallit, pra që ai vetë është djalli apo që shpirti i djallit e rrethon atë.
Mirëpo, ekspertët e gjuhës së trupit kanë dhënë shpejgime të ndryshme. “Ajo çfarë njerëzit po shkruajnë nëpër media nuk është korrekte. Gishtat e tij nuk po tregojnë shenjën e djallit. Është një gjest mbrojtës kundër djallit apo sëmundjeve.”- Ka thënë Patti Wood, eksperte e gjuhës së trupit.
“Tek e fundit, mund të jetë edhe një pozicion rehatie që është bërë në punë sekondash, ndërsa princi ka qenë duke rregulluar xhaketën.”- ka vijuar Wood.
Një tjetër ekspert ka thënë se princi mund të ketë qenë duke zbërthyer kopsën e xhaketës dhe në atë sekondë është fotografuar. “Unë nuk lexoj kaq shumë sinjale sa ju në fotografi”- ka shtuar Joe Navarro.
\living.al