Historia e murit që për 28 vjet u bë simbol i ndarjes së botës në dysh…

Historia e murit që për 28 vjet u bë simbol i ndarjes së botës në dysh…

I ngritur në mes të natës më 13 gusht 1961, Muri i Berlinit (i njohur si Berliner Mauer në gjermanisht) ishte një ndarje fizike midis Berlinit Perëndimor dhe Gjermanisë Lindore. Qëllimi i tij ishte të pengonte gjermanët e pakënaqur në Gjermaninë Lindore, që të arratiseshin në Perëndim.

Kur Muri i Berlinit ra më 9 nëntor 1989, shkatërrimi i tij ishte pothuaj aq i menjëhershëm, sa edhe krijimi i tij. Për 28 vjet, Muri i Berlinit ishte simbol i Luftës së Ftohtë dhe Perdes së Hekurt, ndërmjet komunizmit të udhëhequr nga sovjetikët dhe demokracive të Perëndimit.

Kur ra, u festua në të gjithë botën.

NJË GJERMANI E NDARE DHE BERLINI

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, fuqitë aleate e ndanë Gjermaninë e pushtuar në katër zona. Siç ishte rënë dakord në Konferencën e Potsdamit, secila u kontrollua nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Bashkimi Sovjetik. E njëjta gjë u bë me kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin.

Marrëdhëniet midis Bashkimit Sovjetik dhe tre fuqive të tjera aleate shpejt u përkeqësuan. Si rezultat, atmosfera bashkëpunuese e pushtimit të Gjermanisë u shndërrua në një atmosferë konkurruese dhe agresive. Një nga incidentet më të njohura ishte Bllokada e Berlinit në qershor të vitit 1948, gjatë së cilës Bashkimi Sovjetik ndaloi të gjitha furnizimet drejt Berlinit Perendimor.

Ndonëse një ribashkim i Gjermanisë kishte qënë objektiv, marrëdhënia e re midis fuqive aleate e ndau Gjermaninë në Perëndim kundër Lindjes dhe demokraci kundër komunizmit.

Në vitin 1949, kjo ndarje e re e Gjermanisë u bë zyrtare kur tre zonat e pushtuara nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca u bashkuan për të formuar Gjermaninë Perëndimore (Republika Federale e Gjermanisë ose RFGJ). Zona e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik shpejt u pasua me formimin e Gjermanisë Lindore (Republika Demokratike Gjermane ose RDGJ). Kjo ndarje Perëndim dhe Lindje ndodhi pikërisht në Berlin. Meqënëse qyteti i Berlinit ishte vendosur i tëri brenda Zonës Sovjetike, Berlini Perëndimor u bë një ishull demokracie brenda Gjermanisë Lindore komuniste.

DALLIMET EKONOMIKE

Brenda një periudhe të shkurtër kohë pas luftës, kushtet e jetesës në Gjermaninë Lindore nisën të dallohen dukshëm. Me ndihmën dhe mbështetjen e fuqive që e kishin nën  kontroll, Gjermania Perëndimore krijoi një shoqëri kapitaliste. Ekonomia përjetoi një rritje të tillë të shpejtë, që u bë e njohur si “mrekullia ekonomike”. Me punë, individëdt që jetonin në Gjermaninë Perëndimore ishin në gjendje të jetonin mirë, të blinin pajisje, dhe të udhëtonin siç dëshironin.

Pothuajse e kundërta ishte e vërtetë në Gjermaninë Lindore. Bashkimi Sovjetik e kishte parë zonën e vet si një plaçkë lufte. Ata kishin çmontuar pajisjet e fabrikave dhe pasuritë e tjera të vlefshme nga zona e tyre dhe i kishin dërguar ato në Bashkimin Sovjetik.

Kur Gjermania Lindore u bë shtet më vete në vitin 1949, ajo ishte nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të Bashkimit Sovjetik dhe atje u krijua një shoqëri komuniste. Ekonomia e Gjermanisë Lindore u dobësua ndjeshëm dhe liritë individuale u kufizuan rëndë.

EMIGRIMI MASIV NGA LINDJA

Jashtë Berlinit, Gjermania Lindore ishte fortifikuar në vitin 1952. Deri në fund të viteve 1950, shumë njerëz që jetonin në Gjermaninë Lindore donin të dilnin jashtë. Jo më në gjendje të duronin kushtet shtypëse të jetesës, ata largoheshin për në Berlinin Perëndimor. Edhe pse disa prej tyre ndaleshin, qindra e mijëra  shkuan përtej kufirit.

Sapo kalonin, këta refugjatë strehoheshin në magazina dhe më pas fluturonin për në Gjermaninë Perëndimore. Shumë nga ata që u arratisën ishin profesionistë të rinj. Deri në fillim të viteve 1960, Gjermania Lindore po humbiste me shpejtësi fuqinë punëtore dhe popullsinë e saj.

Midis viteve 1949 dhe 1961, vlerësohet se gati 2.7 milion njerëz ikën nga Gjermania Lindore. Qeveria ishte e dëshpëruar për të ndaluar këtë eksod masiv. Si shkak krysesor u pa lehtësia me të cilën gjermano-lindorët largoheshin drejt Berlinit Perëndimor.

Me mbështetjen e Bashkimit Sovjetik, kishte pasur disa përpjekje që thjesht të pushtohej Berlini Perëndimor. Megjithëse Bashkimi Sovjetik shkoi deri atje, sa të kërcënonte Shtetet e Bashkuara me përdorimin e armëve bërthamore mbi këtë çështje, SHBA dhe vendet e tjera perëndimore u angazhuan për mbrojtjen e Berlinit Perëndimor.

Gjermania Lindore e dinte se diçka duhej bërë.  Dy muaj para se të shfaqej Muri i Berlinit, Valter Ulbricht, kreu i Këshillit të Shtetit të RDGJ-së tha: “Niemand hat vdes Absicht, eine Mauer zu errichten” – “Askush nuk ka ndërmend të ndërtoje një mur”.

Pas kësaj deklarate, eksodi i gjermano-lindorëve, vetëm sa u shtua. Gjatë atyre dy muajve të vitit 1961, gati 20,000 njerëz ikën drejt Perëndimit.

NGRITJA E MURIT

Ishin përhapur zëra, se diçka mund të ndodhte për të shtrënguar kufirin e Berlinit Lindor dhe perëndimor. Askush nuk priste shpjtësinë e ngritjes – as absolutizmin – e Murit të Berlinit. Në mesnatën e  12-13 gushtit të vitit 1961, kamionët me ushtarë dhe punonjës ndërtimi kaluan përmes Berlinit Lindor. Ndërsa shumica e berlinezëve ishin në gjumë, këta ekuipazhe filluan të shaktërrojnë rrugët që të shpinin në Berlinin Perëndimor. Ata hapën gropa për të vendosur shtresa betoni dhe tela me gjëmba, të shtrirë përgjatë kufirit ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Edhe telat e telefonit midis Berlinit Lindor dhe Perëndimor u prenë dhe linjat hekurudhore u bllokuan.

Berlinezët u tronditën kur u zgjuan atë mëngjes. Lindorët nuk mund ta kalonin kufirin për opera, shfaqje, ndeshje futbolli apo ndonjë aktivitet tjetër. 60,000 mijë udhëtarë që shkonin në Berlinin Perëndimorpër punë të paguara më mirë, nuk mund ta bënin më. Familjet, miqtë dhe të tjerë, nuk mund të kalonin më kufirin, për t’u takuar me të dashurit e tyre.

Në cilëndo anë të kufirit që kishin fjetur gjatë natës së 12 gushtit, aty do të mbeteshin për dekada të tëra.

MADHËSIA DHE SHTRIRJA E MURIT TË BERLINIT

Gjatësia e përgjithshme e Murit të Berlinit ishte 155 kilometra. Ai u ndërtua jo gvetëm përmes qendrës së Berlinit, por edhe përreth Berlinit Perëndimor, duke e shkëputur tërësisht atë nga pjesa tjetër e Gjermanisë Lindore.

Muri në të vërtetë kaloi nëpër katër transformime të mëdha gjatë historisë së tij 28-vjeçare. Filloi si një gardh me tela me gjëmba dhe shtylla betoni. Vetëm disa ditë më vonë, më 15 gusht, u zëvendësua shpejt me një strukturë më të qëndrueshme. Kjo ishte formuar me blloqe betoni dhe në majë kishte tela me gjemba.

Dy versionet e para të murit u zëvendësuan nga versioni i tretë në vitin 1965. Ky përbëhej nga një mur betoni i mbështetur në kolona çeliku. Versioni i katërt i Murit të Berlinit, i ndërtuar nga 1975 deri më 1980, ishte edhe më i plotë. Ai përbëhej nga pllaka betoni që arrinin afro 3.6 metra lartësi dhe 1.2 metra gjërësi.

Deri në kohën e rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, ekzistonte një Tokë e Askujt prej 90 metrash dhe një mur i brendshëmshtesë. Ushtarët patrullonin me qen dhe një terren i butë tregonte gjurmët e këmbëve. Gjermano-lindorët gjithashtu krijuan hendeqe për të mos lejuar automjete, si dhegardhe elektrike, sisteme të mëdhenj ndriçimi, 302 kulla vrojtimi, 20 bunkerë, madje dhe fusha të minuara.

Me kalimin e viteve, propaganda e qeverisë së Gjermanisë Lindore thoshte se banorët e Gjermanisë Lindore e mirëpritën Murin. Në realitet, shtypja që vuajtën dhe pasojat me të cilat do të ballafaqoheshin, bënë shumëkënd që të mos fliste të kundërten.

PIKAT E KONTROLLIT

Megjithëse pjesa më e madhe e kufirit midis Lindjes  dhe Perëndimit përbëhej nga shtresa masash parandaluese, kishte edhe disa hapje zyrtare përgjatë Murit të Berlinit. Këto pika kontrolli ishin për përdorim të rrallë të zyrtarëve dhe të tjerëve, që kishin leje të vçantë për të kaluar kufirin. Më e famshmja nga këto ishte Checkpoint Charlie, që ndodhet në kufirin midis Berlinit lindoer dhe atij perëndimor, në Friedrichstrasse. Checkpoint Charlie ishte pika kryesore e aksesit për personelin e Aleatëve dhe perëndimorët që kalonin kufirirn. Menjëherë pasi u ndërtua Muri i Berlinit, Checkpoint Charlie u bë një ikonë e Luftës së Ftohtë. Shpesh është paraqitur në filma dhe libra, që flasin për kët periudhë kohore.

PËRPJEKJET PËR ARRATI DHE RADHA E VDEKJEVE

Muri i Berlinit e bëri të pamundur që shumica e gjermano-lindorëve të emigronin në Perëndim, por kjo nuk i pengoi të gjithë. Gjatë historisë së Murit të Berlinit, vlerësohet se rreth 5,000 njerëz e kanë bërë kërtë.

Disa përpjekje të hershme të suksesshme  ishin të thjeshta, si hedhja e një litari mbi Murin e Berlinit dhe ngjitja e kalimi me të. Të tjera ishin të zhurmshme, si përplasja e një kamioni ose autobusi tek Muri dhe pastaj kalimi me vrap. Megjithatë, të jera ishin vetëvrasëse, pasi disa njerëz u hodhën nga dritaret e sipërme të ndërtesave që kufizonin Murin e Berlinit.

Në shtator të vitit 1961, dritaret e këtyre ndërtesave u mbyllen, ashtu sikurse edhe kanalizimet që lidhnin Lindjen dhe Perëndimin. Ndërtesa të tjera u shkatërruan për të pastruar hapësirën, për atë që do të bëhej e njohur si Todeslinie, ose “Vija e Vdekjes”, apo “Rripi i Vdekjes”. Kjo zonë e hapur mundësonte një linjë të drejtpërdrejtë zjarri, me qëllim që ushtarët gjermanë të Lindjes të zbatonin Shessbefehl, një urdhër i vitit 1960, që të qëllonin çdo njeri i cili ose e cila përpiqej të arratisej. Njëzet e nëntë vetë u vranë brenda vitit të parë.

Ndërsa Muri i Berlinit u bë më i fortë dhe më i madh, përpjekjet për arratisje u bënë më të planifikuara. Disa njerëz hapën tunele nga bodrumet e ndërtesave në Berlinin Lindor, nën Murin e Berlinit dhe drejt e në Berlinin Perëndimor. Një tjetër grup, me lecka ndërtoi një balonë me ajër të nxehtë dhe fluturoi mbi Mur.

Për fat të keq, jo të gjitha përpjekjet e arratisjeve ishin të suksesshme. Meqënëse rojet e Gjermanisë Lindore u lejuan të qëllonin çdo njeri që afrohej në anën lindore, çdo njeri që afrohej në anën lindore pa paralajmërim, gjithmonë kishtenjë mundësi vdekjeje në të gjitha planet e largimit. Diku midis 192 dhe 239 vetë vdiqën në Murin e Berlinit.

VIKTIMA E PESËDHJETË

Një nga rastet më famëkeqe të një përpjekjeje të dështuar për arratisje, ndodhi më 17 gusht 1962. Në fillim të pasdites, dy 18-vjeçarë vraponin drejt Murit me qëllim kalimin e tij. I pari i të rinjve ia doli. I dyti, Peter Fechter, jo. Ndërsa po përgatitej të ngjiste Murin, një roje kufitare hapi zjarr. Fechter vazhdoi të ngjitej, por iu shuan fuqitë, sapo mbërriti në majë. Më pas, u rrëzua përsëri në anën e Gjermanisë Lindore. Për tmerrin e botës mbarë, Fechteri u la aty. Rojet e Gjermanisë Lindore nuk e qëlluan më. Por as nuk i dhanë ndihmë… Fechter thirri në agoni për gati një orë. Pasi kish vdekur, rojet e Gjermanisë lindore e morën trupin e tij. Ai u bë personi i 50-të që vdiq në Murin e Berlinit dhe një simbol i përhershëm i luftës për liri.

RENIA E KOMUNIZMIT

Rënia e Murit të Berlinit ndodhi thuajse partitur, ashtu si ngritja e tij. Kishte shenja se blloku komunsit po dobësohej, por udhëheqësit komunistë të Gjermanisë Lindore këmbëngulën që Gjermania Lindore kishte nevojë vetëm për një ndryshim të moderuar, dhe jo një revolucion drastik. Qytetarët e Gjermanisë Lindore nuk pajtoheshin.

Udhëheqësi rus Mikhail Gorbaçov (1985-1991) po përpiqej të shpëtonte vendin e tij dhe vendosi të shkëputej nga shumë prej satelitëve të tij. Ndërsa komunizmi filloi të binte në Poloni, Hungari dhe Çekosllovaki në vitet 1988 dhe 1989, gjermano-lindorëve iu hapën pika të reja eksodi për të ikur në perëndim.

Në Gjermaninë Lindore, protestat kundër qeverisë ndeshën në kërcënimet e dhunës nga udhëheqësi i saj, Erich Honecker. Në tetor 1989, Honecker u detyrua të japë dorëheqjen pas humbjes së mbështetjes nga Gorbaçovi. Ai u zëvendësua nga Egon Krenz, i cili vendosi se dhuna nuk do të zgjidhte problemet e vendit. Krenz gjithashtu lehtësoi kufizimet e udhëtimit nga Gjermania Lindore.

RËNIA E MURIT

Papritmas, në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, zyrtari q everisë së Gjermanisë Lindore,  Gunter Schabovski, tha në një njoftim se: “Lëvizje mund të bëhen përmes të gjitha pikave kufitare ndërmjet RDGJ [Gjermanisë Lindore]  dhe RFGJ [Gjermaninë Perëndimore] ose në Berlinin Perëndimor”.

Njerëzit ishin të shokuar. A ishin hapur vërtetë kufijtë? Gjermano-lindorët iu afruan fillimisht të ndrojtur kufirit, dhe panë se rojet kufitare pi i linin njerëzit të kalonin.

Shumë shpejt, Muri i Berlinit u “përmbyt” me njerëz nga të dy anët. Disa filluan të godisnin Murin me çekiçë dhe dalta. Kishte një festë të papritur dhe masive përgjatë Murit të Berlinit, me njerëz që përqafoheshin, putheshin, këndonin, brohoritnin dhe qanin.

Muri i Berlinit u shkatërrua përfundimidht në copa të vogla (disa në madhësinë e një monehe dhe të tjerat në pllaka të mëdha). Pjesët janë bërë sende koleksioni dhe janë ruajtur në shtëpi dhe muze. Sot ka edhe një Memorial të Murit të Berlinit në Bernauer Strasse.

Pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania Lindore dhe Perëndimore u bashkuan në një shtet të vetëm gjerman, më 3 tetor 1990. /Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *