Si të shqetësohemi në mënyrë pozitive?!Praktikat për të përmirësuar jetën

Si të shqetësohemi në mënyrë pozitive?!Praktikat për të përmirësuar jetën

MËSONI TË SHQETËSOHENI NË MËNYRË POZITIVE Sipas autorit Rick Hanson, shqetësimi në vetvete nuk është as i mirë dhe as i keq, por thjesht një funksion mendor. Ka shumë rëndësi mënyra se si shqetësohemi. “Shqetësimet negative” dhe jo të dobishme janë thjesht një e keqe për ju. Të mendojmë sikur jeni diagnostikuar me tension të lartë apo me shenjat e para të diabetit.
Në vend që të merrni masa, juve ju kalojnë në mendje ide negative në lidhje me gjërat të cilat mund të shkojnë keq tanimë që jeni diagnostikuar: sigurimet do të rriten, nuk do të jeni më të aftë të kryeni aktivitetet që ju pëlqejnë, mbase do të përfundoni në një karrige me rrota. I mendoni të gjitha këto pasoja duke imagjinuar vazhdimisht, pa marrë asnjë masë. Me kalimin e kohës, ky lloj “shqetësimi negativ” stimulon ankthin, i cili aktivizon mekanizmat që e nxjerrin stresin jashtë kontrollit dhe ju ndiheni më keq se kurrë, duke shtuar kështu rrezikun për probleme më të mëdha shëndetësore, që nga pagjumësia e deri te çrregullimet e ushqyerjes apo te sëmundjet patologjike të zemrës. Nga ana tjetër, shqetësimi i dobishëm ose “shqetësimi pozitiv” ju ndihmon të zgjidhni problemet dhe të gjeni qetësi mendore. Marrim si shembull po të njëjtën gjë.

Ndiheni shumë të frikësuar pasi doktori ju ka dhënë lajmin, vetëm se këtë herë ju vendosni t’i shfrytëzoni në të mirën tuaj faktorët e shqetësimit. Së pari, bëni dallimin midis asaj që s’e keni në kontroll (diagnozës) dhe asaj që mund ta mbani në kontroll (përparimin e sëmundjes). Së dyti, identifikoni shkakun kryesor të frikës: nuk keni njohuritë e nevojshme për të humbur peshën e tepërt të trupit, gjë që do të përmirësonte tensionin dhe nivelin e sheqerit në rastin e shenjave të para të diabetit. Së treti, identifikoni mundësitë e zgjidhjes së këtij problemi: duhet të lexoni për rënien e shëndetshme në peshë dhe do t’u kërkoni këshilla miqve, dietologut apo mjekut. E kuptoni ndryshimin? Praktikoni “shqetësimin pozitiv” dhe jo atë negativ. Nëse këto metoda nuk japin rezultat, shqyrtoni mundësinë për të lënë një takim me një terapist të aftësive konjitive që t’ju ndihmojë të merrni informacion rreth gjendjes suaj aktuale mendore dhe se si ta përballoni atë.

Aktiviteti i rregullt, ushqyerja e shëndetshme dhe e qeshura  ju ndihmojnë të kapërceni stresin dhe të lundroni shtruar në lumin e jetës. Gjeni kohë që të praktikoni sipas një rendi të caktuar diçka që ju tërheq. Bëhuni të vetëdijshëm se mund t’i ndryshoni këto aktivitete, në mënyrë që të përshtaten me moshën dhe aftësitë tuaja. Nëse në të shkuarën përgatitja e darkave nga fillimi deri në fund ju bënte të ndiheshit mirë, tashmë edhe përgatitja e një pjate kryesore mbresëlënëse dhe mbushja e saj me garnitura të thjeshta mund t’ju përcjellë të njëjtën kënaqësi.
Nga Martha Stewart

\living.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *