7 Shenja te qarta që një Narcizist po përpiqet të ju manipuloje

7 Shenja te qarta që një Narcizist po përpiqet të ju manipuloje

Kur vjen puna tek llojet e njerezve ne jetet tona, te cilet thjeshte nuk jane te mire per ne, manipulatoret narciziste renditen si nder me toksiket nga te gjithe. Ata jane individe, te cileve u behet vone vetem per veten e tyre, dhe qe nuk ndalojne perpara asgjeje per te marre ekzaktesisht cfare deshirojne. Si te tille, narcizistet do te vendosin gjithmone perpara nevojat, deshirat dhe emocionet e tyre kur te marre vendime, dhe nuk do te mendohen dy here per te perdorur njerezit per avantazhin e tyre. Ata jane te paepur ne kerkesat e tyre per fuqi personale dhe sukses dhe kjo eshte arsyeja pse ata jane kaq manipulative, mashtrues dhe te demshem t’i kesh rrotull.
Nese ndonjehere keni patur fatkeqesine te keni te beni me nje narcizist manipulator atehere duhet te jeni te vetedijshem se sa imponues dhe shtytes ata mund te jene. Duke njohur taktikat e tyre dhe se si ata veprojne, ju mund te neutralizoni efektet negative te sjelljes se tyre per te mbrojtur veten tuaj. Ja ku jane 7 shenja te cilat tregojne se si narcizistet manipulojne dhe perdorin te tjeret per qellimet e veta:
1. Ata Bejne Viktimen.
Narcizistet e kane pasion te luajne lojera mendjeje, dhe te pretendojne qe jane viktima, eshte me e preferuara e tyre. Ata marrin me shume vemendje dhe keqardhje nga te tjeret kur ia dalin t’i bejne te tjeret te besojne qe jane semure, jane ne telash dhe kane nevoje per ndihme. Kur juve ju vjen keq per ta, ata vetem sa i ndihmoni, dhe kjo eshte ekzaktesisht ajo cka ata duan. Ata perdorin gjithashtu kete taktike si nje menyre per te justifikuar sjelljen e tmerrshme qe bejne. Gjithashtu, duke ua cuar fokusin larg nga gjerat negative dhe gjithe mashtrimet qe kane bere, ata ju bejne akoma me jo vigjilente dhe si rrjedhoje edhe me te hapur per me shume manipulim nga ana e tyre.
2. Ata Perdorin Agresivitetin dhe Intimidimin/Frikesimin.
Nje gje qe te gjithe narcizistet perdorin eshte taktika e frikesimit. Ata perdorin cdo gje qe nga kercenime indirekte te paperfilleshme deri ne dhune te dukshme fizike ne menyre qe te nencmojne te tjeret dhe t’i bejne t’i perulen vullnetit te tyre. Me shume se sa fizik, intimidimi/frikesimi eshte psikologjik dhe emocional ne natyre. Ata mund t’ju mbajne larg nga kontaktet me familjen dhe miqte ose gjithnje t’ju gjunjezojne dhe sulmojne verbalisht sepse kjo i ben ata te ndihen dominues dhe ne kontroll.
3. Ata Jua Zhvleresojne Arritjet
Kur ne momentin e pare takon nje narcizist, ata shpesh fshehin ngjyrat e tyre te verteta dhe shfaqen ne fakt krejt joshes. Ata te komplimentojne dhe te ngrene lart vetem qe te kene mundesine me pas te te rrezojne poshte te bere cope. Kur kjo ndodh, eshte sikur te jete kthyer pllaka ne cast dhe te gjitha ato fjale te mira i merr era. Ata do te zhvleresojne vlerat tuaja dhe krenarine tuaj ne menyre qe ju te perpiqeni shume me teper per te rifituar favorin qe ju bejne dhe t’i kenaqni ata.
4. Ata ju Fajesojne dhe Ju Bejne te Mendoni qe Per Cdo Gje Eshte Faji Juaj.
Per te gjithe sjelljen e tyre te keqe ata fajesojne juve; bashke me gjithe telashet dhe peripecite qe sjell kjo, faji eshte juaji. Pavaresisht cilat jane faktet dhe cila eshte situata, ne menyre te paevitueshme faji eshte juaji.
5. Ata Vetem Flasin Per Veten e Tyre.
Eshte nje pike e vdekur fakti qe keni te beni me nje narcizist, kur gjithcka per te cilen flet ai person s’eshte asgje tjeter vecse cfaredogjeje dhe gjithcka ka lidhje vetem me te. Ata s’kane asgje te mire per te thene per dike tjeter dhe mund te tjerrin pa fund per veten e tyre. Kur me ne fund ty te vjen rasti te flasesh dhe nderron temen, ata menjehere do ta drejtojne fokusin pas tek vetja, sikur te mos kene degjuar asnje fjale nga cfare thate ju.
6. Ata Perdorin Trekendezimin
Kjo ndodh kur nje narcizist, ju dhe nje person tjeter perfshiheni ne lojera mendjeje trekendezuese. Personi tjeter sillet ne kete loje nga narcizisti pasi i ka bere ata te besojne qe ju jeni problemi ose ju jeni duke vepruar gabim. Thene qarte, duke vene ju dhe palen tjeter kundra njera-tjetres, djegia i hiqet narcizistit, dhe cdo lloj faji gjithashtu i hiqet, dhe ai ia del paq pa telashe mbi vete. Personi tjeter do t’i dale ne krah dhe do te mbeshtese ate, dhe kjo i ushqen narcizistit te drejten te pelqehet dhe te perceptohet sikur ka te drejte gjithnje.
7. Ai Nuk Ndryshon Kurre.
Nje here narcizist, gjithmone narcizist. Ai do te vazhdoje te veproje ceket, manipulues dhe mashtrues deri diten e fundit. Nuk kaq ilac apo kure per te, terapia eshte joefektive gjithashtu. Ceshtjet e tyre kane rrenje thelle ne mendjen e tyre dhe jane te mbeshtjella ne personalitetin e tyre. Edhe pasi i keni hequr nga jeta juaj, ata thjeshte do te levizin tek viktima e rradhes jodyshuese, dhe do fillojne t’i shkaterrojne jeten.

Përktheu- Elda Gjoka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *