Qe të gjithë e shanë dhe ishin skeptik, që në momentin e parë të publikimit të bashkëpunimit të Florit me djemt e Three Dots, mbase skepticizmi qëndronte në spanjishten e cila përdorej në këngë. Edhe pse kishte shumë fjalë, kënga arriti të fitoj edhe vëmendjen e publikut spanjoll, duke u renditur kështu në toplistat spanjolle.
Surpriza e mëngjesit ishte një foto e postuar nga vetë Flor Mumajesi në rrjetin Instagram, ku shihet qartë që në njërin nga shumëkatshët e New York-ut ishte publikuar në monitorin gjigant një foto e koverit të Florit dhe sipër saj një mbishkrim AMW Group: Flor Mumajesi publikon hitin spanjoll Karma #Karmathesong.
Kjo surprizë e le gojëhapur edhe vetë Flroin i cili shkruan: “Për ata që si unë nuk e besojnë, investigoni edhe na ndihmoni…”
Nuk e dimë përse Flori, lë hapsirë për mosbesim, kur ai gjithmonë ka ditur të zgjedhë bashkëpunimet perfekte dhe të vijë te publiku me materiale që ja vlejnë të promovohen. /bonzo.info/