Jeni vazhdimisht të stresuar? Ja si ta tejkaloni!

Jeni vazhdimisht të stresuar? Ja si ta tejkaloni!

Që jeta frenetike është e rëndë për t’u duruar çdo ditë, kjo dihet tashmë prej kohësh. Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, ndihen të stresuar nga faktorë të ndryshëm të jetës së përditshme. Në fakt, jeni mësuar të lexoni mënyra të zakonshme për ta larguar atë, por ne do t’ju tregojmë diçka komplet tjetër. Ndiqni këto këshilla nëse doni të ndryshoni rutinën tuaj dhe monotoninë:

Bëni diçka ekstreme

Nëse jeni mësuar të bëni gjithmonë të njëjtat gjëra, mos e bëni më! Mendoni një veprimtari, sport, aktivitet që nuk e keni bërë kurrë, që nuk keni patur guxim, kohë apo mundësi. Një hedhje me parashutë, disa seanca joga, një ndryshim rrënjësor i pamjes apo ndoshta edhe një ndryshim shtëpie ose pozicioni pune. Mos kini frikë nga ndryshimi, pasi nuk do t’ju bëjë asgjë tjetër përveçse mirë. Mendoni për gjërat që ju falin kënaqësi apo që keni pasion, dhe stresi juaj do të reduktohet. Nuk duhet të lejoni që puna, problemet dhe rutina juaj t’ju bëjë të lini pas dore dëshirat tuaja duke jua shtuar sasinë e stresit.

Takoni njerëz të rinj

Zgjidhni një ditë të javës dhe bëni diçka që nuk keni bërë më parë. Flisni me një të panjohur. Në rrugë, në kafe, në tren, në punë. Ndryshoni zakonin e të komunikuarit gjithnjë me të njëjtët njerëz dhe sidomos evitoni ata që ju japin trishtim, energji negative apo ju stresojnë. Të bëni njohje të reja do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe do ju japë një kënaqësi që kishit kohë pa e provuar. Është shumë e thjeshtë t’i hapeni dikujt që nuk do ta shihni më kurrë. Kur ka qenë hera e fundit që keni njohur dikë?

Ndryshoni ambientin e punës

Nëse puna ju fal stres, ndryshojeni atë. Mos u frikësoni nga ndryshimet. Ato sjellin veçse të mira në jetën tuaj duke ju bërë të rinoheni dhe ndiheni më të freskët. Të gjeni diçka të re apo të zgjidhni një punë që ju pëlqen, do t’ju bëjë mirë shpirtërisht dhe psikologjikisht. Nëse jeni të detyruar nga ushtet ekonomike, të mbani punën që keni, atëherë gjeni një mënyrë sit ta bëni atë interesante. Ndryshoni tavolinën e punës, zbukurojeni atë dita ditës; vendosni lule, do ju japë mjaft energji në mëngjes ose nëse nuk mund të bëni asgjë nga këto, vendosini vetes tuaj një qëllim dhe punoni gjatë orarit të punës duke menduar qëllimin që keni dhe do ta shihni që koha do kalojë më shpejt. Çfardo pozicioni pune të keni, mundohuni të jepni më të mirën dhe të dilni gjithnjë i pari. Kjo do t’ju japë vetëvlerësim dhe do punoni me më shumë dëshirë.

Jepini fund marrëdhënieve frustruese

Nëse raportet me njerëzit apo partnerin ju jep stres dhe ndiheni keq, jepini fund. Çdo individ duhet të ketë pranë dikë që e bën të ndihet mirë, që e mbështet dhe i fal energji pozitive, prandaj nëse ju ndjeni që dikush nuk po e bën këtë, anashkalojeni dhe nxirreni nga jeta juaj. /konica.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *