Kourtney Kardashian është kthyer në Paris.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u fotografua të martën, me të dashurin e saj Younes Bendjima në qytetin e dritave. Ka kaluar më shumë se një vit, kur ajo ishte për herë të fundit me motrat e saj Kim Kardashian dhe Kendall Jenner dhe nënën e tyre Kris Jenner për “Javën e Modës” në Paris, në vitin 2016. Ishte vendi, ku Kim u plaçkit dhe u mbajt me armë, në orët e mëngjesit të 3 tetorit.
Grabitja ka pasur një ndikim të madh në jetën e Kim-it, duke i shpjeguar revistës “T Singapore”, se tani ajo përjeton “shumë më shumë ankth” pas asaj përvoje të tmerrshme.
“Unë patjetër tani kam më shumë ankth, duke ditur faktin se njerëzit gjurmojnë çdo lëvizje tënden”, – tha Kim për revistën, duke shtuar se mediat sociale nuk janë primare tashmë për të.
Është konfirmuar nga një burim i E!News, se edhe për “Javën e Modës” 2017, në Paris, Kim-i nuk do të marrë pjesë.
Një burim i dytë shton se: “Kim nuk do të shkojë, sepse ajo ende ka shumë ankth në këtë qytet dhe është shumë shpejt për të të kthehet. Ajo dëshiron të jetë në shtëpi me fëmijët e saj dhe nuk dëshiron të kujtojë të kaluarën dhe kujtimet e këqija.”
Burimi vazhdon: “Ajo është ende duke u shëruar. Ajo mund të kthehet një ditë, por tani për tani nuk është koha e duhur”.
Ky lajm vjen vetëm pasi Kim u shpreh për revistën “T Singapore”: “E gjithë bota ime janë fëmijët e mi, gjithçka që më intereson … nga çdo gjë e fundit, që ata bëjnë, qoftë për atë që veshin apo për të gjitha aktivitetet e tyre. E dashuroj faktin e të qënit nëna e tyre. Unë, përfundimisht, nuk dal me miqtë e mi aq shumë sa më parë, sepse duhet të jem pranë fëmijëve të mi”.
/Dritare.net