Interneti është magjepsur pas këtij modeli nga Singapori. Kjo nuk ka asgjë të çuditshme, por lajmi merr një kthesë. Ky burrë, Chuando Tan, po i trondit të gjithë për shkak se duket shumë më i ri dhe në formë për moshën që ka.
Shikojeni Tan me muskujt e tij të barkut “six-pack” dhe kokën plot me flokë të zinj dhe thoni çfarë moshe i jepni. Është e vështirë, por nëse dikush ka thënë 25 vjeç, ta shumëzojë për dy dhe do keni moshën e saktë, sepse ky burrë është 50 vjeç, madje 51.
Një ish-këngëtar pop-i që tani punon si fotograf për të plotësuar të ardhurat nga karriera si model, Tan njihet për stërvitjen e rregullt dhe “zakonin të mos bëjë banjë natën vonë apo herët në mëngjes”.
Sigurisht as nuk fillon dhe as nuk mbaron këtu, por një gjë është e sigurt, stërvitja e rregullt i bën mirë trupit. Në mos do jeni si Tan, nuk do dukeni si babai i tij./revistaclass/