Nëse zgjidhni të shkoni me pushime në këto shtete, kujdes! Vendet që s’duhet t’i fotografoni kurrë

Nëse zgjidhni të shkoni me pushime në këto shtete, kujdes! Vendet që s’duhet t’i fotografoni kurrë

Çfarë duam më shumë kur jemi në punë? Pushime, sigurisht. Këtë kohë të lirë preferojmë të bëjmë gjëra që me të vërtetë i dëshirojmë, në mënyrë që të mbartim me vete më pas kujtime shumë të bukura.

Megjithatë përpara se të udhëtosh duhet të marrësh informacionin e duhur për vendin që ke zgjedhur të shkosh, për të shmangur ndonjë keqkuptim që mund te ketë pasoja tek ju. Fotoja është një mënyrë shumë e mirë për të ruajtur gjatë kujtimet tona, por duhet të kini kujdes. Jo në çdo vend ju mund të shkrepni pafund fotografi, siç bëjmë në të shumtën e kohës. Janë disa shtete që i kanë të përcaktuara qartë vendet që nuk duhet të fotografoni, ose përndryshe do përballeni me ligjin, por jo vetëm.

Më poshtë po ju sjellim listën e vendeve që kanë disa rregulla për turistët:”Këtu mos fotografoni”.

Amsterdam, Holande

‘Drita e kuqe’, lagje në Amsterdam ku qëndrojnë prostitutat. Në këtë pjesë të qytetit, pronarët e banesave urrejnë kur turistët marrin në foto prostitutat që qëndrojnë në dritare. Nëse ju shkoni në këtë vend dhe me vete mbani në aparat fotografik, e sigurt që dikush do ua marrë, prandaj më e mira është ta largoni. Në rastin më të keq, ju rrezikoni të rriheni. Nuk besojmë se doni t’ju ndodh kjo gjë teksa jeni me pushime.

Kore e Jugut

Në këtë vend, është e ndaluar të fotografosh gratë pa pëlqimin e tyre – madje edhe në vende publike. Mospërfillja për të respektuar këtë rregull konsiderohet si akt i agresionit seksual dhe dënohet me gjobë prej 10 milionë ëon (8,800 dollarë) dhe me burgim deri në 5 vjet.

SHBA

Në Shtetet e Bashkuara, ligjet që lidhen me bërjen e fotografive nuk janë aq të rrepta sa në Korenë e Veriut. Megjithatë ju mund të hasni probleme nëse ju fotografoni pronën private të dikujt. Është gjithmonë e këshillueshme që së pari të merrni leje për të fotografuar nga pronari i pronës. Dhe, më e rëndësishmja, gjithmonë i kushtoni vëmendje shenjave ndaluese.

Emiratet e Bashkuara Arabe

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, bërja e fotografive në vende të ndaluara mund të rezultojë në 1 deri në 3 muaj burgim dhe një gjobë prej 1,361 $. Në shumë vende, është e ndaluar të përdoren kamerat për shkak të supersticioneve lokale. Gjithashtu, nuk mund të fotografoni ndërtesa qeveritare, ura të caktuara dhe pallate të sheikëve. Ndalimi i marrjes në fotografi i pallateve të sheikëve është shkruar në legjislacionin e vendit.

Koreja e Veriut

Nëse dëshironi të vizitoni këtë vend, jini të përgatitur për kufizime të rrepta në lëvizje dhe sjellje. Në Korenë e Veriut nuk ju lejohet të largoheni nga hoteli pa një udhëzues, as nuk mund të fotografoni pa lejen e tij asnjë vend. Nëse nuk i bindeni, do të gjeni veten përballë një gjobë ose diçka edhe më të keqe

Japoni

Në Japoni, është e ndaluar të fotografosh disa tempuj dhe statuja. Me sa duket, marrja e tyre në fotografi mund të fyejë shpirtrat. Disa prej tyre nuk duhet të fotografohen fare, ndërsa të tjerët mund të fotografohen gjatë periudhave të caktuara të vitit. /revistaclass/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *