Duke qenë se lëkura jonë e fytyrës vazhdimisht grumbullon papastërti, edhe pastrimi dhe kujdesi ndaj saj duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i rregullt. Është e rëndësishme të theksojmë që kujdesi ndaj saj duhet të jetë sa më natyral dhe produktet të jenë delikate, pa përbërës kimikë dhe sintetikë.
Rituali i zakonshëm:
Përvec sapunit që të gjithë e dimë që duhet përdorur 2 herë në ditë (larje me ujë të vakët në të ftohtë edhe në dimër), lëkura do edhe përkujdesje të tjera.
Lëkurat e thata & të yndyrshme janë më problematike se lëkura normale, rrjedhimisht duan më shumë kujdes. Hapi i parë (pas sapunit) është Skrabi.
Në mënyrë që ajo të jetë sa më e gatshme për t’u pastruar nga pikat e zeza dhe njollat, duhet të jetë pastruar më parë nga shtresa e qelizave të vdekura që e pengojnë lëkurën për proçeset e tjera të pastrimit dhe ushqyerjes.
1. Skrabi duhet bërë 2-3 herë në javë për lëkurat e yndyrshme, 2 herë në javë për lëkurat e thata, 1 herë në javë për lëkurat normale (Skrabi duhet bërë me shumë delikatesë pa ushtruar forcë, duke ndihmuar me lëvizje rrethore në gjithë fytyrën). Skrabi eliminon toksinat nga lëkura, qelizat e vdekura dhe papastertitë e sipërfaqshme, të cilat e bëjnë lëkurën të duket pa jetë, e vrazhdë dhe e plakur. Përvec kësaj, qelizat e vdekura bllokojnë poret duke mos e lënë atë të ajroset siç duhet, madje as të lahet siç duhet me sapun. Pra është një hap i domosdoshëm. Pasi është hequr shtresa me qeliza të vdekura, lëkura është më e gatshme të pastrohet dhe ushqehet në thellësi.
2. Avulli i cili duhet bërë të paktën një herë në muaj, (avulli duhet bërë pas skrabit siç shpjeguam më lart). Ky ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe në pastrimin e pikave të zeza. Skrabi dhe avulli, ndihmojnë edhe në pakësimin e akneve apo puçrave. Shtoni vaj esencial të livandos dhe sherebelës që avulli të jetë më i efektshëm për pikat e zeza, ose vaj esencial rozmarine që avulli të jetë më çlodhës për lëkurat e stresuara.
Kujdes! Avulli nuk duhet të zgjasi më shumë se 10 minuta.
3. Maskë pastruese / ushqyese pas avullit.
Maska jonë Multifunksionale Efira (e cila ka efekte të shumëfishta pasi është zbardhuese, ushqyese, tonifikuese) është e formuluar për t’iu përshtatur çdo lloj lëkure. Kjo maskë është e përsosur për pastrim të thellë të pikave te zeza, zbehje të njollave kafe dhe qukave, si edhe në ushqyerjen dhe hidratimin e lëkurës. Shumë e pasur me mjaltë dhe vajra Bimorë, dhuron butësi dhe vitalitet. Kushton 18 mijë lekë të vjetra.
4. Masazhi / hidratimi. Pas skrabit, avullit, maskës, rituali përfundohet me masazh fytyre. Për masazh duhet patjetër vaj Bajamesh të ëmbla, Lajthie ose Kokosi të cilat ndihmojnë në mbylljen e poreve, dhe në raste më problematike Kokosi vazhdon pastrimin e pikave të zeza duke i nxjerrë ato më në sipërfaqe, keshtu do ta keni më të lehtë pastrimin e tyre me një tampon pambuku. Pra masazhi me vajra, ndihmon në pastrim akoma më të thellë, shtrëngim poresh, tonifikim të lëkurës së fytyrës, dhe ushqim të vazhdueshëm të saj.