5 herët e para që na sollën deri në ditën e sotme…

5 herët e para që na sollën deri në ditën e sotme…

Që nga njeriu që dërgoi email-in e parë e deri tek qenushi që pati nderin të ishte në postimin e parë fare në Instagram, ja cilët janë momentet që na sollën këtu ku jemi sot, të lumtur si 10 emoji të gëzuar resht.

Email-i i parë në botë

Në 1971-shin, Ray Tomlinson dërgoi email-in e parë në botë. Nuk ishte domethënës, as kuptimplotë, as i ndier. Ishte diçka e tipit: “qwertyuiop”.

Në fakt, ishte thjesht një test për të parë nëse do të dërgohej email-i nga njëri kompjuter tek tjetri ngjitur me të, në Cambridge, Massachusetts, dhe u dërgua përmes Arpanet-it, paraardhësi i internetit.

GIF-i i parë në

botë

Ray Tomlison
Wikipedia

Wikimedia Commons

Ky format fantastik këtë vit mbushi 30 vjet, dhe duhet t’ia dimë për faleminderit Alexander Trevor-it, ish-drejtuesi teknik i CompuServe, i cili menaxhonte ekipin e GIF-eve. I pari GIF u dërgua në 1987-ën.

Trevor kujton se ishte imazhi i një avioni.

Sidoqoftë, GIF-et do të ishin zhdukur, po të mos ishte për Netscape, që e shtoi GIF-in në motorin e vet të kërkimit. Që atëherë, mbetet një ndër formatet e parapëlqyer të sajteve dhe në komunikimin e përditshëm.

Emoji-t e parë në botë

Emoji i parë në botë u dërgua nga japonezi Shigetaka Kurita në 1999-ën. Ai po punonte për një projekt me kompaninë telefonike Docomo, për të krijuar një mënyrë më të thjeshtë komunikimi. Kështu, Kurita u frymëzua nga mangat për të krijuar setin e parë me 176 emoji.

Profili i parë në Facebook

Ishte natyrisht i Mark Zuckerberg-ut. Ai e themeloi Facebook-un bashkë me miqtë e tij Chris Hughes, dhe Dustin Moskovitz, të cilët gjithashtu hapën profile në Facebook. I pari përdorues i Facebook-ut që nuk ishte pjesë e ekipit themelues ishte Arie Hasit, që ishte gjithashtu shok me Chris Hughes-in.

Arie Hasit
Facebook: Photo Courtesy of @ariehasit

Postimi i parë fare në Instagram

Fotoja e parë e postuar në Instagram është ajo e një qenushi. Është qenushi i Kevin Systrom-it, bashkë-themeluesit të Instagram.

Instagram-i do të hapej për publikun 3 muaj më vonë, në tetor të 2010-ës. Pra, këtë tetor Instagram-i feston plot 7 vite në jetët tona të mërzitshme!

Copyright Anabel.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *