Pasi të lexoni këtë artikull, do ta mendoni dy herë përpara se ti hidhni në kosh produktet kozmetike që ju kanë mbaruar. Një make up artiste ka treguar një truk të thjeshtë, që do t’ju bëjë të kurseni para për disa kohë. Ideja është që pasi kremrat e ndryshëm që ju përdorni të kenë mbaruar, në vend që ti hidhni pa i menduar dy herë, pritini në mes.
Duke prerë produktin, ju do të kuptoni sesa shumë krem i pashfrytëzuar gjendet brenda tij që ju mund ta kishit hedhur në kosh. Ideja është që çdo femër duhet të shfrytëzojë sa më shumë të jetë e mundur produktet kozmetike që ajo përdor.
Përtej kësaj, një tjetër këshillë që duhet të merrni parasysh është që duhet të siguroheni që pas përdorimit, të mund të gjeni një formë për ta mbyllur sërish produktin që keni prerë fillimisht. /shije
