PËRSE MË SHKROVE SËRISH LETËR
Përse më shkrove sërish letër, kur koha jonë flinte në hi?
E di ç’më bëre? Më ke ndezur, për më të shuar përgjithnji.
E mbaj në duar, më djeg dorën, e hedh matanë, shpirtin më djeg,
në zjarrin që më ke dërguar, më thuaj ku ta gjej një shteg?
Përse s’më le në punën time, të flija lirshëm në harresë?
Ç’t’u desh t’i dilje kohës kundër, të fshije pluhur në kujtesë?
Nëse tek ti lashë disa borxhe, mos m’i përmend, të lutem, kot,
më thuaj, pra, kush dashurisë iu dha dhe nuk i mbeti borxh?
Përse më shkrove sërish letër, kur koha jonë flinte në hi?
E di ç’më bëre? Më ke ndezur, për të më shuar përgjithnji.
ILJAZ BOMBAJ