Hugh Hefner, themelues i revistës ndërkombëtare për të rritur Playboy, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
Playboy Enterprises tha se ai vdiq në shtëpinë e tij, nga shkaqe natyrore. Hefner ka nisur publikimin e Playboy-t në vitin 1953.
Me ikonën e Hollivudit, Marilyn Monroe, si modele të parë, revista është bërë menjëherë hit. Në kulmin e saj, ajo është shitur në shtatë milionë kopje në muaj.
Në tetor të vitit 2015, revista ka ndaluar publikimin e fotografive të grave nudo./Insajderi/